• |
ide | kryesore

Zyrtarisht të divorcuar, por Wanda Nara e Icardi diçka fshehin. Dalin mesazhet: “Të dua Toxi”

-Instant, Sport
Wanda Nara



Pas 9 vitesh, dy vajzave së bashku, shumë ulje-ngritje dhe selfie të panumërta, historia Wanda Nara e Icardi ka marrë fund. Ish-bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit që u transferua te Galatasaray e ka zyrtarizuar ndarjen. Një vendim, sipas asaj që u zbulua, i marrë nga Wanda, me sulmuesin që u përpoq në çdo mënyrë të ndreqte një çarje që tashmë ishte bërë shumë e madhe. Por mesa duket argjentinasja ‘showgirl’ po vazhdon ta “mbajë nën kontroll” lojtarin, siç e tregojnë edhe bisedat që ka publikuar në Instagram (dhe më pas i ka fshirë)…

Sulmuesi pati idenë brilante të publikonte si histori në Instagram disa screenshot të një sherri me ish-bashkëshorten, për t’i fshirë dhe zëvendësuar pastaj me mesazhe dashurie. Megjithatë, publikimi i bisedave nuk ka kaluar pa u vënë re. Në to Nara nervoze me Mauriton, e pyeste se ku është: “Po të telefonoj. Nesër kam disa foto në Uruguaj. Mund të më përgjigjesh?”, shkruan ajo pas telefonatave të shumta të cilave lojtari nuk i ishte përgjigjur. “Do përgjigjesh? Ose kur të më kërkosh ti, do të bëj të njëjtën gjë. Sepse në vend që të flesh me fëmijët shkon atje”.

Nisur nga këmbëngulja e Narës, qendërsulmuesi detyrohet të përgjigjet: “Jam vetëm, nuk kam pse të jap shpjegime. Ti me le. Tani do të më menaxhosh edhe jetën time si i ndarë?”, i shkruan ai. Ajo vazhdon t’i bëjë presion: “Sepse je gënjeshtar. I martuar dhe single”, me Mauron që replikon me elokuencë: “Jemi njësoj”. Një tjetër debat: “Nuk do të ma thuash ok, më keq për ty”, i shkruan Wanda Nara. Ndërsa Icardi ia kthen duke i thënë “Sa toksike!”. Në atë moment biondja argjentinase mbyll dialogun: “Sepse je dhelpër. Unë do të fle, nuk do të më thuash ku je, do ta mësosh”.

SURPRIZA

Megjithatë, pas pak minutash vjen fundi surprizë. Icardi ndan një tjetër screenshot, këtë herë të një video-telefonate në të cilën ai duket i lumtur në banesën e tyre dhe ajo, e lidhur nga Argjentina, me një buzëqeshje në fytyrë. Gjithçka duket e zgjidhur: “Të dua Toxi”, shkruan futbollisti, për të fshirë sërish gjithçka dhe pas disa orësh poston një selfie në të cilën i dërgon puthje bashkëshortes së tij, duke i lënë ndjekësit mjaft të shtangur.

Kush besonte se ndarja do të ulte perden e jetës së tyre private, padyshim është gabuar shumë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *