• |
ide | kryesore

51-vjeçarja përplas me makinë policin në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
makina 6 persona Tiranës aksidente



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Elbasan – Tiranë. Një 51-vjeçare me iniciale S.V. ka përplasur me makinë një efektiv policie në detyrë në afërsi të tunelit panoramik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 në fshatin Gracen.

Policia thotë se 51-vjeçarja ishte në drejtimin e një makine tip Lancia. Efektivi i policisë është me iniciale F. B., 53 vjeç, është transportuar në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë. Bëhet fjalë për daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, S. V., është arrestuar në flagrancë. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Tuneli qe u be pasi rreshqiten guret, e quajten panoramik se vajti sa tuneli i madh kosto .. helbete Rilindja ben pune me cilesi, tunel pa drita!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *