• |
ide | kryesore

Berisha flet me emra: Si është shpërblyer oligarku Salillari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
salillari berisha rama



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtësisht qytetarët dhe favorizuar oligarkët.

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania Salillari ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 mln euro.

“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.”, tha Berisha.

Lexo më tej: Shembet rruga e Borshit/ Rama i puth kokën për herë të dytë Salillarit 



13 Comments

    1. Berisha flet ne menyre selektive per oligarket. Per ata qe financojne i fton ne dasmen e djalit dhe kane biznes me familjen e tij nuk guxon ti permende dhe per kete nuk turp fare edhe pse ne pleqeri te thelle.

  1. O sali non grata qepe halen e ec gjej vend ku t fusesh koken bashk me ato tjeret qe po pergenjshtroni mashtrimet njeri tjetrit

  2. Asnjë qytetar shqiptar nuk thënë aq gënjeshtra publikisht sa Sali Berisha që dje e quante Metën trafikant dhe kriminel dhe sot e quan demokrat, që dje thoshte se Basha është qelibar dhe sot deklaron së është i qelbur. Pa përmendur Gërdecin dhe 21 Janarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *