• |
ide | kryesore

Berisha: Shqiptarët sot janë 20-30% më të varfër se në 2013

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
varfër 2013 berisha



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët janë sot 20-30% më të varfër se në vitin 2013.

Deklaratën Berisha e bëri në një takim me qytetarë të Gramshit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te shpopullimi i vendit. Për ish-kryeministrim, varfëria nuk po pakësohet, por po shtohet.

“Ju përshëndes përzemërsisht. Shpreh kënaqësinë që jam sot këtu te ju. Shpreh bindjen se sot qytetarët e Gramshit, dhe të mbarë Shqipërisë, pavarësisht dhe nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje shkretimin e shoqërisë së tyre, të kombit të tyre, të vendit të tyre në kuptimin e shpopullimin e shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen gjithnjë duke u rritur. Sot shqiptarët janë të paktën 20-30% më të varfër, se në 2013-ën. Jua them me vërtetësinë më të madhe. Ata sot duhet të ishin dy herë më të mëkëmbur se në 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim së bashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në rrethin e Gramshit, përveç projektit të Devollit, që nuk është i këtyre viteve. Është i qeverisë së mëparshme. Kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit. Disa orë pas meje këtu erdhi Rama dhe tha; kjo është gënjeshtra e radhës e Berishës. Ai është realiteti i çmuar”. Kështu u shpreh Sali Berisha.

Lexo më tej: ‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e opozitës 



15 Comments

  1. Po Sale, sa ta marresh pushtetin duhet te besh ministra Mul Kastratin, Ed Paloqen, Shkelzen Gerdecin, Argita Makbethin, Albana Baxhellen etj…

  2. Magari te ishte 20-30% . Me kaq vjedhje galopante nga palloshi , me keto çmime rrugesh e PPP-sh si mund te jete 30%? Po ne me 30-50% jemi varferuar vetem ne keto 6 muajt e fundit . Dhe sipas batheve te priftit dimri do jete goditja e falenderimit per nje pjese derrmuese te shqiptereve . Ashtu si e mira nuk ka fund edhe e keqja nuk ka fund , prandaj levizni o milet , kundershtoni , ngrihuni ne protesta se ndryshe pranga ju presin . Skllav je gia , perpiqu te behesh njeri i lire .

  3. Po mor si te thuash ti se ne kohen tende kemi qen lluks ne , po ik mor se ne kohen tende po vdisnin njerzit nga uria se aq krize e kishe fut vendin

  4. hahhaa, batalioni i sufllaqeve ne sulm. Te ben cudi se te gjithe kane emra pederastesh:).

  5. sot shqiptaret jane70% me te pasur se ne 2013 o dordolec vucidoli po shqiptaret duan pare qyl pa punuar dhe duan te behen miljoner brenda nje jave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *