• |
ide | kryesore

Britania: Azilkërkuesit shqiptarë nuk do deportohen, vendi i tyre jo i sigurt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
britania

Një kthesë të fuqishme duket se po njohin qëndrimet e Britanisë së Madhe ndaj emigracionit dhe azilkërkuesve pas fitores së zgjedhjeve brenda konservatorëve nga kryeministrja e re Liz Truss.


Vetëm pak ditë pasi u njoftua se po diskutohet një plan i ri për të furnizuar me punëtorë të kualifikuar edhe për profesione jo të nivelit të lartë, Britaninë e Madhe nëpërmjet lehtësimit të skemës së vizave dhe sistemit të pranimit, një tjetër vendim i rëndësishëm është marë.


Siç raporton TheGuardian, vendimi lidhet në veçanti me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nëpërmjet kanalit të “La Manshit” me gomone për të mbërritur në ishull dhe për të cilët ishte hartuar një skemë dëbimi nga ish-ministrja e Brendshme, Priti Patel.

Por, Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

(Çuçi – Patel pas nënshkrimit të marrëveshjes për deportimin e azilkërkuesve shqiptarë në gusht)

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë.

Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësinë e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”. 

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk hyjnë, por mbërrijnë dhe duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët që mbërrijnë”. Kështu thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”. Kështu mësohet të ketë thënë një zëdhënës i Home Office, kur ka konfirmuar letrën.

Për mediat britanike pas vendimit të Home Office, foli themeluesja e organizatës së mbrojtjes së emigrantëve “Care4Calais”, Clare Moseley.

“Blitz-i PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”. Mësohet se deklaroi Moseley.

Sipas saj, qeveria britanike “nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, ka kryer një tërheqje të rëndësishme”. 

“Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të presin përgjigje për të në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e mirësjelljes njerëzore”. Shtoi Moseley.

Ndërkohë, më herët Home Office e kishte mbrojtur marrëveshjen Patel-Çuçi për përshpejtimin e procedurave të largimit të shqiptarëve duke pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin bërë rrugën e tyre nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin.

Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan teksa mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 që kaluan “La Manshin” në të njëjtën periudhë të një viti më parë.


9 Comments

  1. Si per ironi te fatit, KM flet per turizmin e gomonet mbushen me te rinjte dhe Shqiperia cilesohet “vend jo i sigurte”.

  2. Lëvizje e mirë kjo e qeverisë së re konservatore.Tek e fundit shqiptarët janë europianë.Dhr ju bë një padrejtësi nga qeveria Johnson duke i vënë në një nivel me popujt jo europian që po dyndin Britaninë.Dhe ky gjatoshi ynë donte ti merte në Shqipëri për të treguar vetë ndaj Johnson siç bën me Erdogan e siç bëri me afganët.Vertetë një pjesë e shqiptarëve kan profesion drogën por më shumë ka që duan të punojnë ndershmërisht.Dhe kjo lëvizje shërben për këta.

  3. “që marrin një kthesë 360 gradë” po mori kthese 360 grade i bie te kthehet ne te njejten pike. Shprehja e sakte duhet te jete 180 grade :).
    Sidoqofte lajm shume i mire per shqiptaret, te dhemb kur sheh se si po ikin te gjithe nga vendi i tyre por te pakten sigurojne nje jete me te mire jashte diktatures e republikes se Kastratit e Manes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.