• |
ide | kryesore

Bilanci i sezonit turistik/ Rama: Sot ky sektor përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto

-Instant, Lajme, Të fundit
edi rama



Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sezonit turistik në vendin tonë. Nga qyteti i Durrësit, kryqeveritari u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto. Këtë shifër ai e krahasoi me periudhën para qeverisë Rama. Sipas tij në atë kohë turizmi përbënte vetëm 4%.

‘Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug. Falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete gjatë sezonit turistik. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.

Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun. Dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën.’- u shpreh Rama.

Lexo më tej: Plazhet shqiptare bosh, Greqia të ardhura rekord nga turizmi, 4,6% më shumë turistë se në vitin 2019

Kryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror. Ai thotë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.



44 Comments

    1. Per te gjithe kurvat MAVI: ju shkerdhefte Rama c’fare ju permban pema gjenealogjike,qente,macet bile dhe mizat,qe te kaloni ne delir. Vemie pa piken e dinjitetit.

    2. Nese kete palloshin e kritikon ose e shane per pune te dobete mnidohet me te gjithe propaganden te te mbush mendjen se pikerisht kjo fushe ku kritikohet eshte me e suksesshmja . Eshte e habiteshme pafytyrsia e kesaj ndyresire . Gjithmone ky pleher mundohet te mbush barkun e fukarait me lugen bosh .
      Karma do veproje edhe ndaj teje o kurve e gjate . Prit e do shohesh o kurve e gjate , prisni edhe ju o kurva patronazhiste me pagese .

    1. Vendinpo pelqehet gjithmon e eme shume nga turistet e huaj kjo fale bukurive qe vendi yne ka por dhe nga investimet e shumta qe jane bere

    2. Te gjith komentuesit e meposhtem po ti shikoni nga emrat jane te moshes 18-24 vjec,per tu habitur patronazhistet kan ndryshuar “moshe” per tu bere te besueshem dhe perserisin te njejtin text por me emra te ndryshem rinor.
      Bravo ,turizmi ne Shqiperi pa kamarier,banakier,manaxhier,hotelier, dhe aq me keq me iden e zhvatjes se turisteve nen udheheqjen e shokut Rama do sjell begati.
      107% e te ardhurave ne ekonomin tone do vijn nga Tur izmi😂😂

  1. Bregdetet tona kane ndryshuar shume qe fale vemendjes qe ka marre keto kohet e fundit nga shteti,jane bere akoma e me shume te preferuara nga te huajt por dhe vendasit

  2. Imazhi i shqiperise nuk eshte me i njejti , nuk kujtojne te gjithe 97 e kallashin tani kur i permend shqiperine. Tani sapo tia permendesh shumica do te thone ndonje qyetet ose plazh qe kane vizituar ne shqiperi.

  3. Sezoni turistik i dha nje shtyse shume te madhe ekonomise se vendit kete vit.Per shkak te ndryshimeve te mira qe u ben po merren edhe keto benefite

    1. Per shkak te investimeve qe jan ber shqiperia ka ndrryshuar komplet nga cka qen dhe prandaj turizmi eshte rritur kaq shume

  4. Mirembajtja e plazheve,shtimi i rojeve bregdetare e deri tek cmimet normale ne vendet bregdetare kane bere qe te kemi sa me shume turiste si te huaj e vendas te cilet kane ndikuar shume dhe ne zhvillimin e ekonomise

  5. vendi yne kete vit ka ka pesuar ndrryshime te medha , cdo sektor ka mar vemendjen qe i takon dhe ndaj turistet po na zgjedhin ne per te kaluar pushimet e tyre

  6. Plazhet kete vit jan pastruar, jan ven qendra shendetesore dhe roje plazhi . Siguria jon eshte rritur shume ne plazhe

  7. Nese do te flisnim per nje pik kryesore te ekonomis do te ishte padyshim turizmi sepse po fitohen shume shifra te mira

  8. Shqiperia me gjithe vendet qe ka eshte padyshim nje nga vendet me turizmin me te larte per m teper ka marr shume zhvillim me ndryshimet qe jane bere nder vite

  9. e vleresoj shume transparencen qe tregojne pasi na ndihmojme te kuptojme me shume per zhvillimin qe po merr vendi yne

  10. Shifrat flasin vet dhe tregojn mjaft mire sa eshte zhvilluar turizmi ne vendin ton sidomos kte vit qe arriti kulmin

  11. Duke qen se jan kryer shume investime ne gjith vendin, jan pastruar plazhet etj eshte rritur shume siguria, dhe kan dal me ne pah vendet e bukura qe ne kemi

  12. kam hasur shume te huaj ne rruget e vendit tone dhe kam pare qe jane teper kurioz per te pare akoma me shume nga bukurite qe ne kemi

  13. Turistet kane filluar te pelqejn mjaft vendin tone kjo fale investimeve te shumta dhe pastretis qe bregdeti yne ofron

    1. Turizmi me ate ministre taravele, na gajasen patronazhistat , edhe komentet i kane te dobta , asnje argument , sa me thane. Bejne detyren te varfrit!

  14. Per gjithe komentuesit qe jetojne ne realitet paralel, aty ku jeton edhe prijesi i tyre:

    Me thoni nje gje qe ka bere kaq vite kjo qeveri per turizmin dhe qe do mbahet mend gjate?

    tung

    1. Bullsheet! Edhe ato pak te ardhura qe kane ardhur nga turizmi shkojne ne xhepat e patronazhisteve dhe konkubinave me ne krye kete legen kryeminister! Vetem propagand!!!!!¡!!Shqiperia ” fanar ndricues” si ne kohen e xhaxhit!

  15. si mos te vish dhe te mos besh pushime ne kete vend qe i ka te gjitha bukurite dhe me pak mirmbajtje nga ana qeverise

  16. Kete sezon turistik, per shkak te abuzimit me cmimet, shqiptaret braktisen plazhet e jugut.

    Sigurisht pronaret e hoteleve paten fitime nga nje pakice dhe te huajt, por kjo nuk reflektohet ne ekonomine e vendit dhe as ne mireqenien e shqiptareve qe gjithe veres morren rruget per te pushuar jashte ose per emigracion ekonomik.

    Gomonet e skafet u majmen me sakrificat e familjeve.

    Gjithsesi te flasesh sot per turizmin e jo per arsimin, shendetsine, ekonomine ne zgrip, duket sikur jeton ne nje bote paralele apo realitet virtual.

    Qytetaret kerkojne shprese dhe miradministrim te buxhetit e taksave te tyre, se erdhi vjeshta, por jo me bereqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *