• |
ide | kryesore

Covid-19 në vend/ 79 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend sa i përket Covid-19.

Sipas MSH nga 808 testime të kryera, kanë rezultuare pozitivë 79 raste të reja. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 115 qytetarë.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 79 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 514 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 808

Testime totale 1,979,562
Raste pozitive 330,920
Raste të shëruara 326,817
Raste Aktive 514
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 52
Fier 42
Vlorë 37
Shkodër 28
Durrës 25

Dibër 20
Korçë 17
Lezhë 13
Gjirokastër 11
Berat 11
Kukës 5



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *