• |
ide | kryesore

“Duhet të ndryshojmë, nuk e them unë kush. Nëse jam e keqja iki”: Cikalleshi emocional lajmëron masa drastike

-Instant, Sport
Cikalleshi



Kapiten me shirit në krah, por me një rezultat zhgënjyes në fund të një ndeshje të dominuar. Islanda rrëmbeu barazimin 1-1 në Arena Kombëtare, duke e lënë Shqipërinë në vendin e fundit dhe pa fitore. Sokol Cikalleshi nuk e kapërcen dot këtë rezultat, që e con serinë e ndeshjeve pa fitore në 7. Sulmuesi paralajmëron ndryshime të forta: “Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo – tha sulmuesi -. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e cilin nuk më takon mua ta them”.

Lexo më tej: Një gafë e minutave shtesë, Shqipëria e fundit në grup: Islanda me 10 lojtarë lë kuqezinjtë pa fitore

Sulmuesi, megjithëse referimi duket krejtësisht në drejtimin teknik të skuadrës, është gati të sakrifikohet: “Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm një gjë. Nëse duhet të largohet Cikalleshi, jam gati ta bëj. Vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet. Unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë që na kanë parë me kombëtaren”, e mbylli Cikalleshi.



7 Comments

  1. Kapiten me karakter dhe me shpirt te madh per ata qe arrijne ta kuptojne, bastexhiu eshte Hysaj dhe dyshime kam per Veselin. Une si tifoz jam i palekundur ne mbeshtetje edhe pse humbje, nuk e braktis skuadren e zemres, te kombit tim. Keta qe fyejne vetem serbe mund te jene ose shqipo mesatar qe nuk ja vlejne as peshtymen tu hedhesh! Forca cuna mos u merzisni, Liga e Kombeve nuk ka vlere as per Angline .. shihni kualifikueset per Europian dhe Boteror me kujdes, aty mos shisni sepse rrezikoni dhe karrieren

    1. nuk ka vlere o shoku por kompanite e basteve fitojne

      te mbyllen kompanite e basteve dhe ta kendoj un himnin kuq e zi nga mengjesi deri ne darke

    2. ka me shqipo mesatar se ata qe trukojne ndeshjen dhe kendojne himnin shqiptar

      ca lidhje ka besa e shqiptarit me trukimin e ndeshjeve

      ti bie ndesh me fjalet e tua

    3. po hyri verberia ne mes mund te justifikosh tifonin e palekundur, terroristin e palekundur, skllavin e palekundur, vasalin e palekundur ….. te lekundurin e palekundur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *