• |
ide | kryesore

Ftesë për të mos votuar partitë e vjetra

-Instant, 1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Çdokush që nxjerr në pah degradimin e sistemit tonë politik, si majtas edhe djathtas, përballet me akuzën se nuk ofron alternativë. Mbështetësit e PS-së e refuzojnë barazimin e saj me PD-në dhe LSI-në duke theksuar se PS-ja dhe qeveria e Ramës është shumë më e mirë se ajo e Berishës apo Metës. Ndaj sipas tyre alternativa ekziston, ajo është PS-ja. 

Ndërkohë mbështetësit e opozitës Berisha-Meta argumentojnë se e keqja më e madhe vendit është qeveria dhe jo opozita, ndaj alternativa është kjo e fundit. Sipas tyre ata që kritikojnë të dyja palët në fakt i shërbejnë pushtetit sepse riprodhojnë statu quo-në duke argumetuar se nuk ka alternativë mes pushtetit socialist dhe opozitës.  

Të dyja kritikat e mësipërme bazohen në supozimin se nuk ka alternativa politike jashtë partive tradicionale, PS, PD dhe LSI. Sipas kësaj llogjike shqiptarët mund të votojnë vetëm për njërën nga këto “tre banda” dhe satelitët e tyre politik. Çdo votë jashtë këtij sistemi nuk ka as peshë dhe as llogjikë. Ndaj refuzimin në bllok të partive tradicionale e denoncojnë si eleminim të alternativës politike.

Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Refuzimi i partive tradicionale është e vetmja alternativë reale në skenën tonë politike. Rotacioni brenda tyre është pseudo-alternativë sepse ofron të njëjtin model qeverisës, të njëjtin nivel korrupsioni dhe kapje shteti thjesht duke ndryshuar emrat. Madje shpesh as emrat nuk ndryshojnë sepse shkojmë nga qeveria Berisha-Meta tek qeveria Meta-Rama për tu kthyer përsëri tek Meta-Berisha. 

Natyrshëm në këtë pikë lexuesi do pyes: Po për kë duhet votuar? Përgjigja në fakt është shumë e thjeshtë: Për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin, abuzojnë me pushtetin dhe që e kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë. Partitë tradicionale janë PS, PD dhe satelitët e tyre, si LSI-ja e Metajt, PR-ja e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës apo Partia Social Demokrate e Tom Doshit, që janë ndërtuar thjesht për pasurimin e pronarëve të tyre.

Ndërkohë në çdo palë zgjedhje shfaqen parti alternative që mediat dhe politikanët kryesore bëjnë çmos ti injorojnë dhe delegjitimojnë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 u shafqën të paktën tre të tilla, Lëvizja Vetvendosja, Nisma Thurja dhe Lëvizja e Re (LRE), pa përmendur një numër kandidatësh të pavarur. Natyrisht secilës prej këtyre partive mund ti gjesh bishta, pasi bishtologjia është disiplinë e konsoliduar tek ne. Dikush mund të jetë skeptik për Boiken Abazin e Vetvendosjes, Endrit Shabanin e Nismës Thurja apo Arian Galdinin e LRE-së, apo për kandidatët e pavarur Filan Fisteku dhe Fistek Filani.

Ajo që të habit është se të njëtët persona që i gjejnë bishta partive apo kandidatëve jo-tradicional votojnë për Ramën, Berishën dhe Metën, a thua se këta nuk na kanë zhgënjyer mjaftueshëm. Nëse tek alternativa politike kërkohet perfeksioni tek partitë ekzistuese tolerohet korrupsioni më i thellë. Është ky standart i dyfishtë që prodhon iluzionin se s´ka alternativë, se nuk ka kush ta zëvendësojë Ramën, Berishën apo Metën. Edhe pse këta të fundit e kanë kthyer korrupsionin në monument kulture të mbrojtur nga shteti. 

Është e njëjta llogjikë që u përdor për rizgjedhjen e Bashës në krye të PD-së menjëherë pasi humbi zgjedhjet. Demokratëve iu tha se nuk kish alternativë më të mirë se ai edhe pse ishte humbës serial. Ndërkohë që e vërteta e thjeshtë ishte se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 çdo anëtar i PD-së nga më i thjeshti deri tek më i komplikuari ishte më i mirë se Basha për kryetar të PD-së. 

E njëjta gjë ndodh sot në sitemin tonë politik. Qytetarëve u thuhet përditë se askush nuk i qeveris më mirë se Rama, Berisha apo Metaj edhe pse vendi po zbrazet përditë pikërisht prej tyre. Pas një qeverisje tashmë të zhytur në korrupsion, si nga Rama, Berisha dhe Meta, çdo qytetar i thjeshtë shqiptar ka shumë më tepër legjitimitet për të qeverisur se klasa politike aktuale. Vetvendojsa, Nisma Thurja, LRE-ja dhe çdo kandidat i pavarur Filan Fisteku apo Fistek Filani janë të gjithë shumë më legjitim si alternativë qeverisëse se Meta dhe Berisha sepse as kanë vrarë dhe as kanë vjedhur sa këta të fundit.

Berisha, Meta dhe Rama janë nën mestaren e qytetarit më të thjeshtë shqiptar për sa i takon ndershmërisë, besueshmërisë apo moralitetit politik. Asnjë qytetar shqiptar nuk e ka deklaraur Metën hajdut për ta bërë më pas president siç bëri Edi Rama. Asnjë qytetar shqiptar nuk thënë aq gënjeshtra publikisht sa Sali Berisha që dje e quante Metën trafikant dhe kriminel dhe sot e quan demokrat, që dje thoshte se Basha është qelibar dhe sot deklaron së është i qelbur. Pa përmendur Gërdecin dhe 21 Janarin. Asnjë qytetar i thjeshtë shqiptar, asnjë lëvizje apo kandidat i pavarur politik si Boiken Abazi, Endrit Shabani, Arian Galdini apo Filan Fisteku nuk e ka vjedhur dhe abuzuar shtetin shqiptar sa Ilir Meta dhe familja e tij personale dhe politike.

Në këtë pikë lexuesit skeptik me të drejtë do pyesi: çfarë garancie kemi që kur Filan Fisteku të vijë në pushtet nuk do korruptohet si Rama, Berisha apo Meta? E vërteta është që nuk ekziston asnjë garanci. Madje mund të ndodhë që në pushtet Filani Fisteku të korruptohet edhe më shumë se Rama, Berisha dhe Meta (ndonëse t’ia kalosh Metës në korrupsion më duket sfidë e madhe). 

Ama nëse diçka e tillë ndodh atëherë është koha që në vend të Filan Fistekut të votojmë Fistek Filanin, sepse vetëm nëpërmjet rifreskimit të vazhdueshëm mund të prodhohet rigjenerimi real i klasës politike, afrimi i kapaciteteve të reja intelektuale dhe njerëzore që largohen dhe dekurajohen nga klasa politike aktuale. Nuk është as e llogjikëshme dhe as e moralshme ti ftosh qyetarët të votojnë për të njëjtët politikanë që u ofrojnë të njëjtën gjellë bajate plot korrupsion, keq-qeverisje dhe zhgënjim.

Nuk ka asnjë llogjikë që votuesit tu mbeten besnik partive tradicionale dhe politikanëve Rama, Berisha dhe Meta që në mënyrë sistematike dhe të përsëritur tradhtojnë shpresat e tyre. E vetmja zgjidhje është votimi për çdo Filan Fistek apo lëvizje filan fistekësh që nuk ka lidhje me klasën politike tradicionale, nga e cila tashmë nuk mund të presësh asgjë. Sot më shumë se kurrë është koha që votuesi t’ia kthejë tradhtinë politikanëve tradicional duke i tradhtuar ata, duke zgjedhur mes filan fitekërve që popullojnë fletën e votimit. Kjo është alternativa e vërtetë, çdo gjë tjetër është riciklim i ujërave të zeza.

Pas skandalit të incerenatorëve, pas abuzimeve kolasale me PPP-të e famshme, pas ndërtimit të një adminístrate publike me shumë korrupsion dhe pak meritokraci, pas reduktimit të Partisë Socialiste në një varrezë të diskutimit dhe karrierës politike dhe pas korruptimit të Republikës Parlamentare në Republikë Kryeministrore, që ka prodhuar qeverisja aktuale, është e pamoralshme ti ftosh shqiptarët  të votojnë qeverinë Rama në vitin 2025. Çfarë mund ti ofrojë shqiptarëve një mandat i katërt i Ramës, nëse mandati i tretë tregon shenja të qarta lodhje, humbje vizioni dhe reduktim të qeverisë thjesht tek kryetari i saj? 

Është po kaq e pamoralshme dhe a pallogjikëshme që në vitin 2025 ti ftosh shqiptarët të votojën përsëri për Berishën, Metajn, Kryemadhin, Mediun, Dukën apo Ndokën. Çfarë alternative dhe shprese mund ti ofrojnë shqiptarëve këta njerëz që janë lodhur dhe plakur duke i vjedhur dhe vrarë bashkëqytetarët e tyre? 

Ndaj alternatia politike në Shqipëri sot jo vetëm ekziston por ajo tashmë ulëret. Ajo mbytet dhe zhytet në gjurulldi pafund tek pishinat e Irfanit, tek dosja e Ilir Metës dhe deri tek paratë ruse të Bashës. Ky cirk bëhet për të budallepsur votuesit, në mënyrë që të mos kuptojnë se ndryshimi nuk vjen brenda partive tradicionale por nga stilolapsi me të cilin votojnë.

Përpjekja e fundit për të rigjeneruar Partinë Demokratike nëpërmjet largimit të Berishës dështoi në mënyrë spektakolare. Aq sa rikthimi i këtij të fundit u përshëndet si shpëtim i opozitarizmit shqiptar. Mundësia e rigjenirimit politik brenda PS-së po ashtu është pothuajse zero. PD-ja dhe PS-ja prodhojnë tashmë thjesht klone apo zgjatime të kryetarëve të tyre. Zhveshja nga dinjiteti dhe llogjika është e vetmja mundësi karriere brenda tyre, ndaj ato nuk mund të prodhojnë një klasë të re dhe dinjitoze politike. 

Për ta fshehur këtë të vërtetë gjithnjë e më të madhe partitë tradicionale duhet të prodhojnë pa pushim një cirk politik ku tamam si prestigjatorë hajdutin e transformojnë në president, kriminelin në mbrojtës të demokracisë, dhe demokratin qelibar në poliagjentin e qelbur. Për të fshehur degradimin politik shpiken teori konspiracioni me miliarderë hebrenj që nga qendrat botërore të pushtetit merren me politikanët tanë pensionistë.

Cirku i duhet jo vetëm qeverisë dhe opozitës por edhe mediave dhe oligarkëve që ushqehen prej tyre si me kapital financiar edhe me kapital politik dhe social. Shumë syresh marrin pjesë në këtë cirk nga halli sepse lidhja me politikën tradicionale i garanton biznesin dhe rrogën. Të tjerë marrin pjesë nga malli sepse në mungesë të gazetarisë së mirëfilltë ndikimi që kanë tek njëra apo tjetra palë politike i ofron kapital politik, financiar dhe social. Ka edhe nga ata që kanë kaq vite që shohin cirk saqë nuk mund ta imagjinojnë jetën jashtë tij.

Mjafton që të dalësh nga tenda e zhurmëshme e cirkut për të kuptuar që alternativa politike ekziston dhe mund të perfeksionohet nëpërmjet rotacionit të vazhdueshëm të elitave politike që bëhet shumë thjesht me votë. Një rotacion jashtë dhe jo brenda llojit. Dhe ky rotacion mund të ndodh pasi fleta e votimit është plot me Filanër dhe Fistekër që nëse votohen masivisht e rrëzojnë sistemin aktual. 

Natyrisht që garanci absolute nuk ka. Ekziston rreziku që alternativa të na zhgënjejë, që të biem nga shiu në breshër. Ama edhe breshëri mund të largohet me votë. Ndonëse na thonë pa fund se jetojmë në diktaturë, e vërteta është se sistemi aktual në themel të tij ka votën tonë. Ndaj është koha që shqiptarët të fillojnë të votojnë ndryshe nëse duan të ndryshojnë një sistem politik që bie erë prej vitesh. Alternativa ka!

*Shkruar enkas për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu: titulli origjinal i autorit:Mbi “mungesën” e alternativës politike

 



29 Comments

  1. Dakort, ja e pranuam “ftesen” e Kajsies – Nuk do votojme partite e vjetra! Ke do votojme pra, Arbitra te tipit Kajsie, kur dihet se Arbitrat nuk futen ne loje per fitore por per Arbitrim! Apo…te presim deri kur te behen Kajsite me parti te reja atehere kur ky vend te kete mbetur vetem me pensioniste qe nuk ikin dot matane kufirit?

    1. Ftesa e zotit Kajsiu, per te mos votuar partite e vjetra, eshte ftese per te mbajtur ne pushtet Partine Socialiste. Nuk e di nese, ju lexues te nderuar te Lapsi-t, keni vene re nje shfaqje te papritur te zotit Kajsiu me shkrime ne kete forum, porqe i shikon te publikuara gjithandej ne mediat qe mbeshtesin qeverine.
      Ftesa e zotit Kajsiu, per te mos votuar partite e vjetra, eshte ftese per te mbajtur ne pushtet Edi Ramen.
      Ne mbarim te mandatit te dyte te Berishes, ne mediat shqiptare u shfaqen si papritur shume analiste te rinj, me shkrime te shumta te tipit “endorsment”, nje nder ta ishte edhe zoti Kajsiu. Atebote, zoti Kajsiu, bente thirrje per ndryshim, dmth, per largimin e demokrateve nga pushteti dhe, nenkuptohet, per riardhjen e socialisteve te Rames ne pushtet. Sot, si nje intelektual serioz qe pretendon te jete, duke patur parasysh korrupsionin e llahtarshem te qeverise socialiste, do te duhej te kishte kerkuar, mesepaku, perseri ndryshim; e kerkon, por me hilene e largimit te opsionit te vetem te ndryshimit ne keto rrethana, qe eshte kjo opozite qe eshte.
      Zoti Kajsiu e di shume mire, ashtu sic e dime te gjithe, qe te gjitha keto partiza qe ai permend, jane pocaqi te llojit te Mjaftit te neveritshem.
      Nese ne vitet 2012-2013, thirrjet e zotit Kajsiu dhe te kolegeve te tij per ndryshim, jane te kuptueshme dhe te justifikuara, anispse socialistet ishin po ata qe jane edhe sot – sot, thirrjet e tij per te ruajtur statusquone , sepse e tille eshte ne thelb thirrja per te mos votuar partite e vjetra, eshte e pajustifikueshme.
      Nuk e kuptoj se pse lodhet kaq shume per te argumentuar nje ligesi te tille.

      1. sa kar qe je o Skypion, qe ta dish ti Kajsiu ka qene pjese e Kop-it e ka qene pjese e kabinetit Berisha po iku shpejt se i pa ca llumi ishte. Po ti hapesh syte e ta zgjerosh pak horizontit do e kuptosh qe Kajsiu te ben thirrje ty e te tjereve si ty nga krahu tjeter qe te votosh jashte ketyre dinosaureve politike qe kemi po ta rifreskosh me emra te tjere. Pra nuk jan Berisha e Meta alternative te Rames apo Rama alternative e Berishes e Metes. po kupton, po ta kuptoj sdo rrije mbas bythes se Berishes akoma

    2. Shkrim pa asnjë ide, me nivel “politologu”! Ta ketë nga ajri i Kolumbisë?! Dukej dikur djalë i zgjuar, por këtu shkruan për votim e çfarë është këshilla më i mirë që mund t’u jepet shqiptarëve: voto programin… ky nuk e përmend në asnjë rresht! Kaq dobët nuk mund të shkruhej as për të zgjedhur një brigadier në koperativë, se dhe ata k7shin program pune ashtu si në ato kohra të qoftëlargut!
      Tamam kajsi e papjekur!

  2. Ky flet sikur vjen nga Marsi. E merr te mireqene se ne kete vend votohet dhe vota per Endrit Shabanin do i numerohet atj. Akoma nuk e kupton se 3 partite e medha e kane kapur sistemin dhe thjesh bejne teater me popullin. Kur te vije puna te zgjedhjet ata merren vesh shume mire se si do ti ndajne mes vedi votat e Endritit dhe Bojkenit. Pa llogaritur ketu blerjen, vjedhjen, presionet dhe interesat e tjera te votuesve. Pervec tifozllekut qe i siguron te medhenjve ca numra minimale te pandryshueshem

  3. YMER GELBAZA KELLIRA U KAP NGA POLICIA DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER LOKALIT KU ISHTE FESTA E DASMES SE ZENIT TE BABIT ME ARMINA MEVLANIN-info andi bushati &armand shkullaku&fatos lubonja thotë:

    NE DITEN E MARTESES SE ZENIT TE BABIT ME ARMINA MEVLANIN U ARRESTUAN YMER GELBAZA KELLIRA DHE FRROK CUPI

  4. ANDI BUSHATI E KA NJE PYETJE PER YMER GELBAZA KELLIREN…? YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT,EDHE PSE TE MBAN GOJA ERE MUT BYTH FARE..,? thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA JANE KAMPION NE BOTR PA E FUTUR KARIN NE PIDH,PRANDAJ JANE TE FRUSTRUAR DHE POSHTERUAR NE AMBIENTET SHQIPTARE

  5. Bravo Kajsiu,

    Ketu ke per te pare plot mesazhe “militantesh”, qe jo vetem nxehen me tifozet e krahut tjeter, po akoma dhe me shume me ata qe nuk bejne tifozllek, po thjesht gjykojne.

    Sepse tifozllekun partiak, injoranca na e ka futur thelle ne tru, e injorance ketu ka me bollek.

    Secili ja ve fajin krye-hajdutit te partise tjeter, perpara se te kuptoje qe eshte vota e tij qe i mban te gjithe keta hajduter, me rradhe, ne pushtet.

    Disa do thone qe kjo nuk eshte zgjidhje per te hequr Ramen. Nderkohe qe kjo eshte e vetmja zgjidhje per te hequr te Ramen e te gjiithe hajdutet qe jane e do te vijne

  6. Ke shume te drejte kajsiu. Shqiptaret kolisin me nje parti dhe t’i varesh na kembet nuk e ndrrojne. Kjo eshte fatkeqsia me e madhe e ktij vendi.

  7. Zoteri te jesh serioz dhe nuk te lejoj te tallesh me njerezit. Na jep si alternative partiqka qe per 2 mije vjet nuk vijne ne pushtet dhe kjo per vete keto parti. Po si ka mundesi qe me gjithe keto zullume te te treve keto parti, po te behen edhe te gjitha bashke nuk nxjerrin asnje depute? Atehere ku eshte problem ketu, Do nderruar populli, Pastaj edhe ti mos moralizo. Provoje edhe ti njehere, kerko Besim. I Ke do vlera, provoj se nuk I dihet,

  8. Ky kajsia e papjekur jo se nuk e di qe ajo qe na afron eshte utopike por eshte me i kamufluar se mjerobazet e ketushem. Nese vertet do te donte ndryshimin duhej ti bente thirrje cdo votuesi qe te votonin per te permbysur kete qeveri qe nuk po le gje pa grabitur nga xhepat e shqiptarevet edhe per 99 vjetet e ardhshem( se te tashmen e kane vjedhur qyshkur) e pastaj le te na jepte mend se si ta ndrojme kete klase politike .

  9. Problemi mor Kajsi eshte me serioz se c’e ben ti. Nuk eshte halli se shqiptaret nuk duan ndryshimin, qofte edhe me nje force te re politike. Jo mor jo! Por kjo force nuk po duket kund. Aresyet jane nga pak gjithandej sipas meje. Vjedhja e votave nga “rilindasit” (o zot si ma ben dora ta shkruaj kete fjale) eshte nje aresye. Komisionet partiake nje tjeter. Por me kryesorja sipas meje eshte fakti se keta te tre, ose jane mjaft punetore, (Berisha, Meta), ose kane perkrahje nga jashte, ne rastin konkret nga Sorra per Ramen. Ah po harrova! E the ti! Teori konspiracioni! Nje multimiliarder hebre qe nderhyn ne politike. Po mor kajsi, po. Dihet se suksesi i djallit qendron ne faktin se i mbushi mendjen njeriut se ai(djalli) nuk egziston. Edhe per ty po keshtu thone. A kane te drejte thashethemexhinjte, apo teori konspiracioni hesapi! Do te doja te me thoje se cilin nga ata Filan Fisteker njeh ti me kembengules se “Metaj” apo Berisha? Dakort! Te dy hajdute ndac edhe kriminele por punetore e kembengules. Une nuk kam pare ndonje Filanfistek qe t’i ngjaje sadopak. Po perkrahje me teori konspiracioni a ka pasur ndokush me shume se Skenderbeu spiropalas? Di gje ti? Qe te mposhtesh kete “establishment” duhe te punosh sa 10 fishi i tyre e jo te presesh fiq nga qielli. Keta te tre shaji si te duash, etiketoi si te duash ama hakun mos ua ha! Shih Ramen psh. Nuk la kriminel pa angazhuar e shperblyer. Shih Berishen se si u ngrit nga hiri i flakes qe e dogji. Shih “Metajn” se si eshte kthyer ne politike. Dhe mi krahason keta me Abazer Galdiner apo Shabaner?! Jo mor vella jo! Puna do punetore dhe jo bythepambuke qe presin dhurata nga lart. Ne kete jete nuk te fal askush asgje.
    Tani se fundmi! Persa kohe nuk jane shfaqur kuajt e rinj te rraces, qe premtojne jo te terheqin qerren me rrota, por te terheqin tankun me zinxhire te keputur, persa kohe nuk i shohim gjekundi, ben mire edhe ti te besh thirrje per te votuar opoziten, thjesht per rrotacion, jo per ndryshim. Perndryshe mua qe te lexoj, me lind e drejta te te quaj nje kelysh i vogel i Sorres qe hedh gurin e fsheh doren. Apo teori konspiracioni! Kajsi! Nuk je as i pari, as i fundit qe i fut te gjithe ne nje thes. Jo nuk jane te gjithe njesoj. Aspak! Ndoshta Berisha i ka perdorur edhe ai kriminelet ne zgjedhje, ndoshta, por nuk guxoi t’i fuse ne parlament. Ky e beri, jo nje here, por disa here. Ketu jemi me shume hendek midis. Apo jo? “Metaj” ka vjedhur aq sa nuk i mjafton nje jete per burg. Por prape nuk ka te krahasuar me “Ismail Qemalin” e ri. Do te thuash se Berisha eshte kriminel se vrau njerez ne bulevard. Po ky qe i coi per t’i vrare cfare emri i ve? Per mua edhe ky eshte po kriminel. Dhe pike! Zgjidh e merr o Kajsi. O me qeverine, o me opoziten! Kur ne hrizont te shfaqen ata qe edhe une me zor po i pres do ta shohesh se shqiptaret, ti, une e shume te tjere do ti votojne pa hezitim. Por duhet te punojne dhjetefish, si kudo ne Europe. Si ne Kosove po te duash, megjithese une nuk jam i majte. Mos krahaso Abazin me Kurtin. Nuk shkon. Sidoqofte te shohim. Por ky e ka derdhur kupen. Kaq.

    1. Shurra e Sorrosit…Koment i nje njeriu me ndjesi skllavi, tipik i shumices se shqiptareve qe vlen per te kuptuar pse bejne qef banditet 30 vjecare te politikes dhe ne te kunderten e atij mjerani per te kuptuar sa me vlere eshte analiza dhe mesazhi i Bledi Kajsiut.

  10. Edhe dicka. Une mendoj se media eshte me rendesi jetike per fushaten, por fushata e suksesshme behet duke takuar njerezit.

  11. PS e Rames me patronazhistat mavi i kane votat e sigurta me ane te shperdorimit te detyres e resorseve shteterore plus fuqine kriminale nga pas, dhe na del nje deficent pseudointelektual e ben thirrje qe njerzit te mos dalin ne votime, sesi mund te votojne alternativa te tjera kur nuk ekzistojne ende dhe jane vite larg te qenurit te tilla vetem keta largpamesit e dine.

  12. Kur nuk jeton e punon ne Shqiperi dhe paguhesh mire nga jashte eshte e lehte te jesh i ftohte e te mos llogarisesh vendin e punes, rrogen apo ndihmen ekonomike, varferine dhe shitjen e votes, kercenimin e grupeve kriminale ose pronarit te lidhur me partite e vjetra.

    Prandaj “altrnativa Kajsiu” eshte vetem ne internet dhe “opozita zyrtare” e mbeshtetur nga Ambasada Amerikane ka mbetur si “kokoshi nje thele” dhe e diskretituar, Alibeaj, Tabaku me ca kokrra pa peshe.

    Kjo eshte gracka ku shqiptaret kane rene si laraska…

  13. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.

  14. ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

  15. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI

  16. pari që mori mikrofonin ishte Sali Berisha, president e kryeministër- politikani që po ta quaje ‘fashist’ gjatë dhunës së tij të egër kur ndodhej në pushtet, të digjte në turrën e druve ose të zhdukte në Kune- Vain. Dje u ngrit e tha se partia fashiste është ‘aleatja jonë’… I dyti që u pa se u gëzua ishte Ilir Metaj

  17. ARMAND SHKULLAKU I TALL KEQ ZAGARET E TREDHUR NGA KOQET NGA EDI RAMA YMER GELBAZA KELLIREN DHE FRROK CUPIN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *