• |
ide | kryesore

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio, së bashku në Milano Fashion Week

-Instant, Paparazzi, Slider



Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë shkuar së bashku në Milano për të qenë të pranishëm në javën e modës në Lombardi.

Disa media fotografuan dyshen gjatë udhëtimit të tyre. Por, ata nuk u panë së bashku në ato foto. Një burim konfirmoi për Entertainment Tonight se DiCaprio fluturoi në Itali me Hadid.“Ata janë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin”, ka treguar burimi.

Ndërsa Gigi Hadid modelonte rrobat e Versace, paparacët fotografuan aktorin në një festë të organizuar nga një shtëpi luksoze italiane.Ai u pa i ulur në tavolinë me disa miq.

DiCaprio dhe Hadid filluan të njiheshin gjatë muajve të verës. Që atëherë, ata zyrtarisht morën hapin për të nisur një lidhje. Modelja ka qenë e lidhur më parë me  Zayn Malik. Ish cifti ka një vajzë dyvjeçare, Khai.

Ndërsa, Leo  së fundmi u nda me modelen 25 vjecare, Camila Morrone.  , The Sun raportoi se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa ai donte të kishin fëmijë. ” Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte fëmijë  por ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai mund ta kishte prezantuar atë me një mori njerëzish dhe ta kishte futur në filmat e tij. Arsyeja pse ai nuk e ndihmoi ishte sepse nuk do që ajo të jetë e famshme. Leonardo do të ketë një familje, por ende luan. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë”, tregoi një mik i afërt me Morrone./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *