• |
ide | kryesore

Harry Styles thyen rekord me këngën “As It Was”

-Instant, Paparazzi, Slider



“As It Was” i Harry Styles është renditur i pari në listën e këngëve amerikane nga një artist britanik. Kënga ka thyer rekordin e mbajtur më parë  nga Mark Ronson dhe Elton John. Hitet e tyre, Uptown Funk dhe Candle In The Wind,kaluan secila 14 javë në vendin e parë të tabelës.

Pas 15 javësh në krye të renditjes ,”As It Was” është bërë numri i katërt që ka qëndruar më gjatë në historinë e listave amerikane. Old Town Road nga Lil Nas X me Billy Ray Cyrus mban rekordin e përgjithshëm prej 19 javësh. Despacito dhe One Sweet Day( Mariah Carey) , secili mbretëroi për 16 javë.

Styles është gjithashtu në vendin e parë në tabelën e biletave të kinemasë në SHBA me filmin e tij Don’t Worry Darling. Filmi mori 19.2 milion dollarë në fundjavën e hapjes në Amerikën e Veriut. Projekti ka gëzuar një publicitet të konsiderueshëm javët e fundit. Kjo falë raportimeve të mediave për dramë në prapaskenë dhe grindje gjatë prodhimit të tij.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: BBC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *