• |
ide | kryesore

Islanda, për ta mbyllur me fitore Ligën e Kombeve: ja ndryshimet e Rejas

-Instant, F1, Sport



Ndeshja e fundit e Nations League sjell në Tiranë mundësinë për të evituar vendin e fundit. Islanda mbërrin në Arenën Kombëtare me dy pikë më shumë në renditje. Kjo i jep favorin të ketë nga vetja dy rezultate në tre. Jo ekzaktësisht kushtet ideale për një kombëtare si Shqipëria që nuk fiton prej gjashtë ndeshjesh radhazi. Për më tepër, për të kapërcyer islandezët duhet medoemos të fitojë.

Lodhja e 90 minutave në Tel Aviv, mund të bëhet faktor. Kundërshtarët kishin kohë të përgatiteshin qetësisht me një miqësore me Venezuelën dy ditë para se kuqezinjtë të zbrisnin në fushë. E po ti shtosh kësaj situate edhe rëndesën morale të një objektivi të paarritur, kur miqtë vijnë nga suksesi 1-0 në testin e fundit, gjërat nuk premtojnë për mirë. E megjithatë duhet një fitore, që e ka bërë Rejan të luajë për këtë qëllim. E përkthyer do të thotë që askush nuk do të kursehet për të arritur këtë kënaqësi të vogël, në fundin e edicionit.

FORMACIONI

Pak gjëra për të ndryshuar, një rikthim në traditë, atë që Izraeli e ktheu në detyrim, të paktën duke dëgjuar shpjegimin e teknikut. E një kërkesë për Ajetin e Uzunin për të sakrifikuar edhe njëherë. Qendërmbrojtësi i Pordenones duket se e ka kaluar lodhjen muskulare të shfaqur në fund të pjesës së pare. E nisur nga prezantimi do të ishte i preferuar për ta nisur në krah të Ismajlit e Veselit. Kjo gjithnjë nëse Reja nuk mendon se kura më e mirë psikologjike për Mihajn nuk është t’i japë besim kundër Islandës.

Lexo më tej: Video/ Gafat e shpeshta, demoralizimi dhe e ardhmja e teknikut Reja: “Vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë”

Thikë me dy presa në fakt, ndërsa Ardian Bajrami mund të jetë një mundësi e mirë për ti dhënë përgjegjësi një lojtari të së ardhmes. Abrashi e Laci pasi kanë vrapuar më shumë se gjithkush janë gati të përsëriten. Por me shumë mundësi Nedim Bajrami mund të marrë vendin e njërit prej tyre për të formuar qendrën edhe me Gjasulën. Ajo që ishte një zgjedhje teknike, nuk e pengon Balliun të rikthehet në krahun e djathtë. Lojtari ka freskinë e të mos shpenzuarit energji sa të tjerët. Krahu i majtë është dilemma më e madhe me kapitenin Hysaj në shënjestër të kritikave. Ndërsa Uzuni duhet të propozohet nga fillimi.

Dëshira e madhe e beratasit për të qenë në fushë, i karikuar edhe më shumë nga goli spektakolar në Izrael,  e bën atë kandidatin kryesor. Në këtë mënyre rikthyer dyshja titullare aktuale e kuqezinjve me Brojën. Nga i cili pritet shumë më tepër se shpenzimet flagrante të pjesës së parë në Izrael.



2 Comments

  1. Keshtu eshte kur pleqte e prostates ne kombetare i vendos kryeministri sharlaran dhe shqipot sbejn ze. Dihet boterisht qe çdo vendim që inponon i gjati mban ere korrupsion, nepotizem dhe karrllëk.

  2. Skuader leshi! Nuk fitojne dot me adoleshentet e Islandes! Turp!

    Ky Reja me duket se eshte kot. Ato leke jepjani nje trajneri shqiptar, se lat nam me keta italianet e karit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *