• |
ide | kryesore

‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e opozitës

-Instant, Lajme, Të fundit
meta, varfërisë



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike gjatë zgjedhjeve lokale të 2023. Sipas tij, e rëndësishme është fitorja e opozitës. Gjatë një konference për shtyp, ai ritheksoi nevojën e protestave.

“Për zgjedhjet vendore kemi nisur përgatitjet dhe së shpejti do të mblidhemi për zgjedhjet që afrojnë. Është moment historik se Shqipëria do të ndahet nga një model një partiak. Çdo forcë politike ka ambiciet e saj për nivel të çdo bashkie dhe në këtë drejtim, kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD dhe të gjithë të tjerët.

Në mënyrë të padiskutueshme, për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës, vendosja e demokracisë vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë u kthyen në bunker të vërtetë. Shihni pagat nëpër bashki.Ka shumë më të punësuar në rilindje sesa ka patur në 400 e ca bashki e komuna. Është psikologji e tyre thjesht për efekte elektoralë. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”, tha Meta.



10 Comments

  1. Dhe do fitojme , por ju insistoni dhe beni ndryshimet e duhura . Jo me statuskuo , jo me politikane te pandeshkuar.

  2. Krim i madh eshte thjesht deshira juaj per te kandiduar pas qindrave skandaleve qe keni bere kundrejt Shqiperise

  3. Mblidh ato te mitingut tend ti meta sala te mbledhi klyshat e vet qe hedhin gura neper dyqane edhe do e fitoni pa merak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *