• |
ide | kryesore

Shkarkimi misterioz i trajnerit të Maltës Mangia, shtypi vendas: “Tentativa sek*uale ndaj futbollistëve”

-Instant, Sport
Mangia



Federata Malteze e Futbollit ka pezulluar Devis Mangia nga detyrat e tij si trajner i ekipeve kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizmi i futbollit në një shënim. Aty sqarohet se vendimi është marrë “pas një sinjalizimi të marrë për një shkelje të pretenduar të politikave të saj”. Mangia ka dhënë disponibilitetin e plotë për qartësimin e fakteve në fjalë. Federata Malteze nuk do të bëjë komente të mëtejshme derisa çështja të zbardhet. E ndërkohë i ka besuar drejtimin e kombëtares malteze, për ndeshjen ndaj Izraelit, zëvendësit Davide Mazzotta.

Lexo më tej: Lojtari misterioz i Premier League i arrestuar për dhunë seksuale: klubi e dinte por heshti e tani rrezikon

ZËRAT – Faqja e internetit Malta Today i referohet supozimeve për tentativa seksuale kundër një ose më shumë lojtarëve të kombëtares malteze. Mangia mbërriti në krye të Maltës në vitin 2019 pas eksperiencave italiane me Palermon në Serie A dhe Spezia, Bari dhe Ascoli në B. Tekniku ishte gjithashtu edhe trajner i ekipit përfaqësues U-21 të Italisë. 48 vjeçari ka qenë edhe më parë subjekt i akuzave të ngjashme.

Mangia ishte akuzuar në të kaluarën se kishte pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një lojtar. Bëhej fjalë  kur ai ishte trajner i ekipit rumun të Universitatea Craiova. Akuzat u bënë nga një tjetër ish-trajner, Victor Pițurcă, i cili pretendoi se Mangia kishte bërë komplimente të papërshtatshme ndaj një lojtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *