• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion lancon faqen dedikuar shëndetit mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Thee Stallion ka lancuar së fundmi një faqe interneti  “Bad B1tches Have Bad Days Too” . Faqja synon t’i ndihmojë fansat që vuajnë nga shëndeti mendor.

Një përdorues i quajtur Shea Jordan Smith ndau lajmin përmes Twitter. “Megan  krijoi një faqe interneti që përpilon një listë të burimeve të ndryshme të shëndetit mendor dhe po ua dërgon fansave dhe ndjekësve të saj “, shkroi ajo në postim.Smith përfshiu gjithashtu mesazhin që reperja  thuhet se u dërgoi fansave të saj duke thënë: “Të dashura! Ju e dini se sa shumë do të thotë shëndeti mendor për mua, kështu që unë krijova një faqe me burime që mund të ndihmojnë . Drejtohuni te http://badbitcheshavebaddaystoo.com tani dhe kontrollojeni. Ju dua shumë.” Faqja ka një listë të organizatave të terapisë falas dhe linjën kombëtare të ndihmës për administrimin e shëndetit mendor.

Megan ka folur hapur për rrugëtimin e saj të shëndetit mendor në të kaluarën. Tetorin e kaluar, ajo foli për kthimin në terapi pas vdekjes së të dy prindërve të saj. Nëna e artistes  vdiq në mars 2019 pasi luftoi me kancerin e trurit. Ndërsa babai i saj vdiq kur ajo ishte adoleshente.

Në premierën e sezonit 2 të “Peace of Mind” Megan tha: “Kam humbur të dy prindërit e mi. Tani po them: “O Zot, me kë të flas? Çfarë të bëj?”. Sapo fillova të mësoj se është në rregull të kërkosh ndihmë. Është në rregull të duash të shkosh të marr terapi.”

“Si një person me ngjyrë, dhe kur mendon për terapinë, mendon “Oh zot, unë jam njeri i dobët”. Mendon vetëm më të keqen,” shpjegoi Megan në atë kohë. “Kjo është diçka që shihni edhe në TV; për shembull, terapia atëherë nuk paraqitej në media si diçka që ishte e mirë. Tani është e sigurt të thuash: “Kam nevojë për ndihmë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *