• |
ide | kryesore

Michele Morrone zbulon detaje rreth takimit me Khloe Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ndezi spekulime me një foto ku shihej me  aktorin italian, Michele Morrone.

Pasi Khloe dhe Michele morën pjesë  në shfaqjen e javës së modës në Milano, ai e ndau foton në Instagram.  Megjithatë një përfaqësues i Morrone ka hedhur poshte aludimet për një romancë dashurie.

“Dolce& Gabbana u kërkuan atyre të bënin një foto në shfaqje,” tha përfaqësuesi i Morrone për PEOPLE. “Michele mendon se ajo është shumë e bukur. Por vetëm kaq”.

Një burim tjetër u shpreh gjithashtu se Kardashian “nuk e kishte takuar kurrë Morrone më parë” .Ajo e takoi atë në Milano atë natë”, tregoi burimi i  brendshëm. “Ata nuk po takohen.Khloe nuk ka në plan ta shohë përsëri.”

Michele Morrone aktualisht është beqar. Aktori italian ka qenë i martuar më parë me artisten Rouba Saadeh nga viti 2014 deri në vitin 2018. Ndërsa, themeluesja e Good American sapo kaloi ,një ndarje shumë publike me  Tristan Thompson. Dyshja kanë një vajzë 4-vjeçare True dhe mirëpritën  një djalë në gusht, përmes një surrogate.

“Që nga dhjetori, ka qenë kjo re e errët mbi mua ”, rrëfeu Khloe gjatë episodit të Kardashians. “Çdo ditë, unë kam qenë e dëshpëruar, trishtuar, dhe tani që djali im është këtu, mund të vazhdoj përpara dhe të kënaqem. Është pothuajse sikur e kam mbyllur atë kapitull”.

Ajo vazhdoi, “Tani, më në fund filloj procesin e shërimit. Tani, filloj të shijoj jetën time me dy fëmijë. Kjo do të jetë dita e parë dhe do të jetë fillimi i diçkaje pozitive, e lumtur dhe e bukur.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *