• |
ide | kryesore

Video/ Një gafë e minutave shtesë, Shqipëria e fundit në grup: Islanda me 10 lojtarë lë kuqezinjtë pa fitore

-Instant, F1, Sport, Video
Shqipëria



Shqipëria bën një tjetër hap të gabuar dhe pa asnjë fitore e mbyll këtë edicion të Nations League në vendin e fundit të turneut. 1-1 kundër Islandës i lë kuqezinjtë në dyshemenë e Grupit 2 të Ligës B, duke konfirmuar vështirësitë e kësaj skuadre. Këtë herë, edhe pse kundër 10 islandezëve (karton i kuq për Gunnarsson 10′) kuqezinjtë nuk i dhanë dot fund serisë pa fitore. Për teknikun Edoardo Reja një tjetër zhgënjim në ndeshjen e fundit kompetitive para përfundimit të kontratës me FSHF.

Hysaj, në ciklonin e kritikave, në pankinë e bashkë me të edhe Broja. Sulmuesi ka vuajtur rastet flagrante të humbura në Tel Aviv, ndërsa liderin e bëri Uzuni. Beratasi nxorri jashtë qendërmbrojtësin Gunnarsson pas 10 minutash lojë. Marrje kohe, e mënyra e vetme për ta ndaluar ishte duke e rrëzuar. Karton i kuq me VAR, e superioriteti numerik u duk se lehtësoi mekanizmat e lojës së skuadrës kombëtare. Islanda nuk ishte asnjëherë e rrezikshme dhe në minutën e 35 Lenjani me kokë shënoi golin e avantazhit. Krosimi perfekt i Uzunit dhe anësori mes shtatlartëve dënoi portierin Runarsson.

Lexo më tej: Lamtumirë kualifikim: Broja shpenzon, Mihaj fundos Shqipërinë në Izrael

RËNIA

Lojë e zhbllokuar e mendje të lehtësuara, të reflektuara në qarkullim të shpejtë të topit. Ndryshim krahësh e gjithçka me një takim, duke e bërë të vështirë për kundërshtarin të bllokojë manovrën. Shqipëria megjithë rastet e krijuara, Ramadanin, Cikalleshin e Uzunin, pati fajin se nuk e mbylli ndeshjen. Lodhja pastaj bëri të vetën dhe Broja, Hysaj, Mihaj e Cokaj nuk mundën ti japin zgjidhjen. Dëmtimi i Ismajlit u kuptua sa e rëndë ishte vetëm kur Islanda në rastin e dytë në 90 minuta që erdhi në anët e Strakoshës barazoi. Një krosim pa pretendime parakaloi gjithë mbrojtjen dhe në shtyllën e dytë Anderson i coi shifrat në 1-1. Ky rezultat e mban Islandën me 4 pikë pas Izraelit kryesues, ndërsa Shqipëria mbetet e fundit (Rusia e përjashtuar) me 2 pikë në katër ndeshje. Fishkëllimat e publikut të pashmangshme…



2 Comments

  1. kendojne himnin shqiptar (jo se e rruan kush per shqiperine ) dhe fiksojne ndeshje per kompanite e basteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *