• |
ide | kryesore

Pique do të jetë i rreptë me Shakirën për marrëveshjen e ndarjes

-Instant, Paparazzi, Slider
Pique Shakira



Pique/ Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është vendosur të krijojë disa kushte shumë të rrepta për ish-partneren Shakira. Ata do të takohen sërish të martën për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona me ta, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë.

Situata mes Piques dhe Shakirës po ekspozohet gjithnjë e më shumë dhe në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE këngëtarja siguroi se është në “momentin më të errët të jetës së saj”, si dhe zbuloi detaje se si po e përballon ndarjen.

“Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time, Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time prapa dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, thoshte më herët këngëtarja.

Sipas Pique, Shakira ka thyer një pakt respekti mes tyre. Futbollisti do të kërkojë me cdo kusht kujdestarinë e fëmijëve të tij. Thuhet se ai do të vendosë disa kushte mjaft të rrepta.

Më herët, Shakira nuk e përballoi mirë ndarjen. Ajo madje dukej e ‘shkatërruar’.

Paparazzi Jordi Martin tha për “RCN Mundo” se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

“Mund të them se Shakira është keq”, tha ai. “Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *