• |
ide | kryesore

Policia arreston 2 persona në Durrës, dhunuan nënën dhe gruan

-Instant, Lajme, Të fundit
21, arrestim, policia e shtetit, kontrabandë,



Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona. Ata janë janë kallëzuar për dhunë në familje. Nga blutë mësohet se 35-vjeçari M.T. ka dhunuar bashkëshorten e tij. Policia e qytetit bregdetas njofton se ndërkohë një tjetër i arrestuar: shtetasi R.Zh, 48 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo të ngjashme: Dhunoi të ëmën, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. Zh., 48 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *