• |
ide | kryesore

Pse e mohoi Rama kapriçion 3.7 milion euro në kryeministri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama, fotomontazh me Parkun Eden



Që Edi Rama është maniak i arredimit, fasadave dhe gjithçka që lidhet me imazhin, kjo nuk është lajm. Prekja e piktorit u dha ngjyrë korridoreve dhe fasadës së Ministrisë së Kulturës. Nuancat në veshje bënin gjithnjë diferencën me kostumet gri të politikanëve të kohës.

Kurimi i imazhit provokativ i dha formë politikanit kontravers, që e përshtati zyrën e Bashkisë së Tiranës sipas shijes së tij, bojatisi pallatet, mbrojti idenë e mbjelljes së pëmve të shtrenjta në rrugët e kryeqytetit, vendosi “kërpudhën” kuqeblu në oborrin e kryeministrisë, markizën që pulson si në hyrjen e një diskoje, COD-in, mini-kinemanë, pikturat në mure, koshin e basketbollit dhe lapsat e panumërt. Estetika e definon Edi Ramën. Ka qenë kartvizita e tij si politikan. Dikur ai mburrej me të.

Prandaj mohimi që i bëri instalacionit gjigand, të quajtur “Parku Eden” që do të vendoset në kryeministri, ishte i pazakontë. Në vend të formës, ai theksoi përmbajtjen. Në vend të estetikës, funksionin.

Lexo edhe: Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

Lexo edhe: Rama vendos kosha në zyrat e kryeministrisë dhe gjuan me topa

Lexo edhe: Zbulohet domethënia e kërpudhës para kryeministrisë (video)

“Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do të shtrihet në të gjitha institucionet, nga kryeministria tek ministritë, dhe nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por për një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime dhe mjediseve të reja të punës që ka nevojë aty dhe nuk është diçka që bëhet për mua apo për ne” u shpreh kryeministri, kur doli nga mbledhja e kryesisë së PS.

Projeksion i Parkut Eden ne kryeministri

Instalacion 3.7 milion euro dhe thirrje për kursim

Ndryshe nga çfarë thotë Edi Rama, investimi në oborrin e kryeministrisë është në radhë të parë një atraksion, që merr kuptim vetëm për hir të prejardhjes së Edi Ramës si artist.

“Parku Eden” është projekt i studios “Precht” e themeluar nga arkitekti austriak Chris Precht, e specializuar në përdorimin e materialeve natyrale me ndikim të pakët në mjedis.

Mohimi që i bëri Rama si një projekt atraksioni në radhë të parë, vjen si pasojë e krizës ku po kalon vendi. Qeveria ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për të nxitur kursimin e energjisë.
Në fillim të muajit hyn në fuqi një llogaritje e re e faturimit të energjisë elektrike. Familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë do ta paguajnë 4 herë më shumë pjesën e mbetur.

Lexo edhe: Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës

Në anën tjetër, zv.kryeministrja Balluku ka këshilluar qytetarët të ecin në këmbë dhe të shmangin lëvizjen me makinë, ndërkohë që duhet ta mbajnë sa më pak hapur derën e frigoriferit.

Rritja e çmimeve ka rënduar xhepat e konsumatorëve, që nga ushqimet bazë deri tek karburantet.
Kësisoj, kur qytetarëve iu kërkohet të shtrëngojnë rripat se ka luftë në Ukrainë, si mund të justifikohet shpenzimi i 3.7 milion eurove për një kapriçio të kryeministrit?

Në këtë situatë, zgjedhja e Ramës për të shpenzuar miliona euro mbi këtë projekt ngjan me një tekë personale të tij, tipike për politikanët që për nga mënyra e jetesës i ndan me qytetarët një hendek i madh./Lapsi.al



19 Comments

  1. kuron-kujdeset, definon-Percakton, kapriçio-teke, atraksioni- terheqes etj etj. Po flisni shemtuar alla kosovarçe..

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O komunist, nqs ka ndonjë pjesë shqiptare që e shkruan dhe e flet më mirë gjuhën shqipe, ata janë shqiptarët e Kosovës.

  2. Cfare ka ketu,wc/grash apo wc/burrash..ore jeni bere loqe fare nga qe nuk levizni.
    Beni lajm nga haleja.
    Lapsi i Bujshatit apo i kalamajve te Bushatit?

  3. FASADEEEEeEeeeerrr SterrrrrrrrVetem kete gje din te beje!!!!!!Te harxhoje buxhetin e varfer sic thote ai kur vjen puna per ti dhene pensionisteve te varfer qe nuk i del ai Cike pension per buke e uje!!!🥹 Ai Tani e shikon popullin e varfer nga Lart eshte ngjitur shume lart Me pasurine marramendese qe ka bere nuk ja Ndjen shume tani mendon vetem per udhetime🤪✈️✈️✈️✈️✈️ Te shpenzoje sa me shume $$$$$$$$Per qefe dhe takime me Miqte e tij Globaliste!!!Vetem nje llogari te vogel ti behet sa ka harxhuar per udhetime gjate ketyre vite e??Miliona $$$$$$$$$$ !!Sa ka shpenzuar per qoka miliona$$$$$$$$$Pra ta durojme se vete e kemi zgjedhur Per te na vjedhur🫣🫣🫣

    1. Pse çfarë ka pohuar ai noi herë.Asgjë.Për të fajin dhe për gjëra të vërtetuara e kanë të tjerët.Ashtu si dikur kur thonin që Ai atje lart nuk di gjë çfar bëjnë këta poshtë!!!

  4. Je ne metro ju te lapsit?
    Ky vite perpara ai ka mohuar djalin e vet e ju thoni pse mohoi korrupsionin dhe shperdorimin e parave publike ne kohe krize.

  5. Rama artist ?
    Gjeni qoftë një vepër të vetme arti krijim të tij që të jetë vlerësuar nga kritika profesionale.
    Ai nuk ka qenë asnjëherë artist por vetëm një karagjoz ekstravagant që ka si princip të bëjë gjithmonë të kundërtën e normales, anormalen duke kujtuar se kështu bëhet tërheqës për turmën.
    Ai është po aq “artist” sa është ekonomist, jurist apo specialist i çdo fushe që nuk ja ka fare idenë.
    Ngaqë vetë ka një arsimim të cunguar, i urren të gjithë shqiptarët e ditur me tituj të lartë shkencorë apo që janë dipllomuar në universitetet perëndimore.
    Edhe shtatëlartësinë e tij e shfrytëzon si epërsi mbi gjithë të tjerët, duke haruar se kashta e misrit që nuk jep kallij, është e gjatë por vlen për ushqim vetëm për bagëtinë.
    Kulmi i karagjozllëkut të tij është pretendimi se meqë është i gjatë, nuk ka mundësi që të vjedhë para në xhepat e udhëtarëve në autobuze, pasi “diktohet”.
    Në komisionin parlamentar për abuzimin miliona euro me inceneratorët, ndejti 9 orë duke folur pa pushim pa i lënë të flasin deputetët e të dy krahëve, vetëm për të bindur shqiptarët se qeveria e tij nuk ka vjedhur 400 milionë euro nga taksapaguesit , por fare pak, vetëm 100 milionë.
    Ai kujton se të jesh artist, duhet të jesh krejtë ndryshe nga të tjerët, në mënyrën e të veshurit, të të folurit e të veprimeve, por edhe të menduarit, e këtë e sheh si veçori “moderne” të tij.
    Nuk më habit fakti se me këto maniera ai ka mundur të mbledhë vota tek shqiptarët, sepse dihet që edhe paranoiaku Enver brohoritej për 5 dekada, por habitem se si është e mundur që ka edhe liderë ndërkombëtarë të politikës që ja durojnë këto karagjozllëqe.

  6. Po te vishet si te doje, prape fytyre e urryer mbetet. Mohoi djalin thone me lart. Po sa gra ka nderruar.Cuci mori gruan e dyte te Rames, sepse ky mori ate qe i dha Sorrosi per te kapur karriken.
    What you do in life,echoes in eternity.
    Kur te bjere nga pushteti do shohe ato qe nuk ka lexuar e degjuar akoma…….

  7. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.
    Masturbohuni me shkrimin o shpellkaret e cecene te pd salih metaj

  8. Totalisht i njeanshem ilustrimi i ketij shkrimi me Ramen qe duket sikur eshte perdorues Metanfetamine, kur ne fakt ai konsumon thjesht kokaine.

  9. ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

    1. Si i tha Beccetti ktij, ik se lajmet i bej si dua vete, jo si do ti…Kujtonte Piktori se Beccetti eshte Fatmir Hysenbelliu… Dhe ne fund, faturen e paguajme te gjithe ne… Kinostudioja

  10. pari që mori mikrofonin ishte Sali Berisha, president e kryeministër- politikani që po ta quaje ‘fashist’ gjatë dhunës së tij të egër kur ndodhej në pushtet, të digjte në turrën e druve ose të zhdukte në Kune- Vain. Dje u ngrit e tha se partia fashiste është ‘aleatja jonë’… I dyti që u pa se u gëzua ishte Ilir Metaj,becheti eshte denuar me vendim gjykates tirane

    1. Duket kjartazi se këtë paçavure që e ke postuar këtu, do ta kesh shkëputur nga ndonjë shkrim i gazetarit komunist italian Bollino se ai nuk di të shkruaj e të flasë mirë shqip, ndonëse ka 25 vite që jeton në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *