• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i sezonit 3 të ‘Emily in Paris’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i sezonit 3 të Emily in Paris.

Në trailer, Emily shihet duke qëndruar para një pasqyre me një palë gërshërë në dorë. “Është Parisi”, thotë ajo përpara se të pres flokët e saj.

“Ata janë vetëm balluke! Ndonjëherë njerëzit i presin balluket kur gjithçka është në rregull!” shprehet aktorja më vonë kur  pyetet për pamjen e saj nga  Gabriel (Lucas Bravo).

Sezoni 3 pritet të jetë me shumë supriza për Emily. Sezoni i dytë përfundoi me të që duhej të merrte një vendim të vështirë: të qëndronte në Paris ose të kthehej në Çikago. Ajo e gjeti veten të dyzuar pasi shefja e  saj, Sylvie (Filipine Leroy-Beaulieu), vendosi të largohej nga Savoir/Gilbert Group për të krijuar kompaninë e saj  dhe i kërkoi Emily-t t’i bashkohej. Për më tepër, jeta romantike e saj është në kaos pasi  nuk është e sigurt nëse dëshiron të heqë dorë nga gjithçka për Gabriel ose të qëndrojë me Alfie.

“Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë,” thotë  Emily në klip, duke lënë të kuptohet për kapitullin e saj të ardhshëm. Kjo është vetëm diçka që duhet të bëj…”

Krijuesi i shfaqjes, Darren Star, shpjegoi se e ardhmja e saj  mbetet e pasigurt, duke thënë për TV Line në dhjetor 2021, “Sfida jonë është të vendosim se cfarë vendimi do marri. Për këtë do flasë sezoni 3.”Ai shtoi: “Kur jetoni në një vend të huaj, një nga pyetjet është, ku e keni zemrën? Është vendi nga keni ardhur, apo vendi ku jeni për momentin? Emily do të luftojë edhe me këtë.”Sezoni 3 do të shfaqet premierë në Netflix më 21 dhjetor./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *