• |
ide | kryesore

Shakira, së shpejti në gjyq për evazion fiskal

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykatësi spanjoll ka urdhëruar  Shakira që të dalë në gjyq. Artistja akuz0het se nuk ka  paguar 13.9 milionë dollarë taksa.

Prokurorët do të kërkojnë një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë të ashpër nëse arrijnë të fitojnë një dënim për këngëtaren e “Hips Don’t Lie”, e cila ka mohuar pretendimet.

Ajo ka refuzuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët që do ta kursente atë nga një gjyq. Firma e saj e marrëdhënieve me publikun ka thënë se ajo ka paguar tashmë gjithçka  dhe 3 milionë euro shtesë  në interes. Gjykata pranë Barcelonës tha se Shakira do të përballet me gjashtë akuza për mashtrim tatimor. Data e gjykimit ende nuk është caktuar.

Çështja varet nga vendi ku artistja ka jetuar gjatë 2012-2014. Prokurorët në Barcelonë kanë pretenduar se fituesja e Grammy-t kaloi më shumë se gjysmën e asaj periudhe në Spanjë dhe duhej të kishte paguar taksat në vend, edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas. Këngëtarja ka shkuar në Spanjë që kur filloi të takohej me futbollistin Gerard Piqué. Dyshja ka dy fëmijë  dhe së fundmi i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare. Futbollisti aktualisht ështv në një lidhje me një studente 23 vjecare, Clara Chia Marti.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: New York Post
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/22/shakira-flet-per-here-te-pare-per-ndarjen-nga-futbollisti/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *