• |
ide | kryesore

Të shtëna në Shkodër/ Një i plagosur dërgohet në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një 44-vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës. Fillimisht ai ishte dërguar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës ku shoqërohej nga dy persona.

Pasi e kanë lënë në spital ata janë larguar. Sipas burimeve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor nga Vau i Dejës për Pukë.

I plagosuri është me iniciale P.K. nga Lezha. Nuk ka detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia thotë se po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Rrethanat janë ende të paqarta.

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *