• |
ide | kryesore

Video/ Pritë me hanxharë në Wembley: 100 ultras gjermanë u futen në pub dhe rrahën anglezët që gjetën aty

-Instant, Sport, Video
Wembley



Momente frike të madhe pasditen e së hënës, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Gjermanisë. Një grup i madh ultrasish gjermanë, rreth 100 sipas dëshmive, kanë sulmuar një bar në afërsi të Wembley në Londër. Vandalët ishin të armatosur me hanxhar dhe doreza metalike. Nga përplasjet pati të plagosur dhe disa të arrestuar.

E pabesueshme dhe e papritur ajo që ndodhi në ditën e fundit të Ligës së Kombeve. Njëqind ultras gjermanë të veshur me të zeza dhe të armatosur me hanxharë dhe doreza metalike hynë në pub-in The Green Man, afër stadiumit Wembley, pak para orës 18. Huliganët ngritën një pritë të vërtetë, siç thanë disa dëshmitarë, duke sulmuar tifozët e pambrojtur anglezë që po pinin birra në pritje të fillimit të ndeshjes.

Një zëdhënës i policisë britanike tha: “Rreth orës 17:50, oficerët mësuan për trazira jashtë një pub-i në Dagmar Avenue në zonën e Wembley. Zyrtarët u përgjigjën shpejt dhe ndanë grupet e tifozëve të përfshirë. U bënë arrestime të shumta. Agjentët qëndruan në zonë për kontrolle të mëtejshme”. Shumë video të pritës u shpërndanë në internet dhe menjëherë u bënë virale në rrjetet sociale…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *