• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale/ Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00. Mbledhja është thirrur nga Edi Rama.

Mësohet se në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023 do të vendosen nga kryesia e PS. Metodë kjo ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet që kryeministri Rama të bëjë ndarjen e kryebashkiakëve në tre kategori. Kush do të rikandidohet. Kush nuk ka asnjë shans. Kush nga emrat është në pikëpyetje.

Por mësohet se emrat nuk do të dalin sot.

Megjithatë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është një “emër i djegur”. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama, Leli nuk do të rikandidojë më për të qenë në krye të bashkisë së Vlorës.

Lexo më tej: Rilindjes nuk i del inati me Dritan Lelin, e gjobisin me 500 mijë lekë për plehrat 

Edhe gjatë takimit të sotëm, në Lalz të Durrësit ku foli për mbylljen e sezonit turistik, Rama e “sulmoi “ publikisht Lelin.

Kryetari i bashkisë ishte i pranishëm kur Edi Rama e cilësoi punën e tij dështim spektakolar.

“Në drejtimin e ministres së Turizmit që ka bërë diferencën dhe falë disa bashkive, ose më saktë të një bashkie, të Lezhës përsa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtimin spektakolar të bashkisë së Vlorës.

Ne kemi pasur një sezon më të pastër se asnjëherë, që nuk është ndonjë gjë e madhe, por një sezon realisht të pastër” tha Rama.



27 Comments

  1. Se cfare lidhje kane keta me fjalen “Socializem”, nje Zot e di! Bolshevizem po. Ju shkon per shtat. Se edhe ne USSR, bolsheviket premtuan shume gjera, por nje mut i dhane popullit.

  2. Bej nje mut te madh ne koridor ashtu siç ja bere gjithe shqiperise dhe thuaju shurdh-memeceve te tu ta shpiegojne kete fenomen te çuditshem . Horr e bir horri , pleh e bir plehu , kurve e bir karakurve je o hajdut i gjate .

  3. Ps eshte e vetmja parti qe mund te coj shqiperin perpara drejte bashkimit europian dhe te rris mirqenjen e njerezve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *