• |
ide | kryesore

Zjarr në një barakë në Sarandë, brenda ndodhej një 57-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr



Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga informacionet paraprake mësohet se brenda barakës ndodhej edhe një person. Sipas burimeve mësohet se ai ka pësuar djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç. Ai e ka shoqëruar të plagosurin me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *