• |
ide | kryesore

15 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sejdini



Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini, është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe.

Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve.

Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Sokol Sanxhaktari Dhendri Qazim Sejdinit 1 601×450 1 601×450 1

Ngjarja

Rreth orës 15:30 Sokol Sanxhaktari e ka marrë në telefon viktimës dhe e ka ftuar për kafe tek një lokal kioskë afër Turizmit në pronësi të tij. Viktima ka shkuar menjëherë me shtetasin E.B. në lokalin në fjalë dhe atje kanë gjetur duke pirë birra dhe pije tjera alkoolike shtetasit Sokol Sanxhaktari, Muhamet Muci, Ardiano Hajdari, Bes Nikolla dhe Julian Lamce.

Viktima dhe Sanxhaktari kanë biseduar ne një ambient të veçuar ku dhe kanë marrë lëndë narkotike kokainë. Kanë qëndruar në lokalin në fjalë duke konsumuar alkool deri rreth orës 21:00. Sokoli ka kërkuar që të largohen që andej dhe të shkojnë në një lokal tjetër aty afër duke marrë dhe pijet me vete.

Gjithë personat që ishin në atë lokal kanë shkuar tek një bar kafe jo shumë larg që andej. Ata janë ulur në një ambient brenda këtij lokali. Aty viktima dhe Sanxhaktari kanë konsumuar përsëri pije alkoolike dhe lëndë narkotike të cilën e konsumonin në tualetin e këtij lokali

Pasi ishin larguar disa persona, Sokol Sanxhaktari dhe viktima vazhduan përsëri të konsumonin pije alkoolike dhe kokainë. Ndërsa personat e tjerë jo.

Pas kësaj biseda midis Sanxhaktarit dhe Lamçes u acarua. Situata qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainën në banjë. Diku rreth orës 1 të natës shtetasi Muhamet Muça ka parë nga ekrani në titra në lidhje me një vrasje në Elbasan.

Rreth orës 4 të mëngjesit sipas dëshmive, ka ndodhur dhe dhunimi deri në vrasjen e 40-vjeçarit Lamçe.



2 Comments

  1. Edhe nja 3 vjet paraburgim i bie 5 me pak.. pas 3 vjetesh kerkon ulje deniminper sjlllje te mire pas 5 vjetesh merr liri me kusht me.siguri dako do e punesoje per pastrim plazhi si lul berishen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *