• |
ide | kryesore

6 vjet burg për vajzën nga Mianmari që postonte foto intime

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
Mianmari



Një vajzë e re nga Mianmari është dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë ushtarake e vendit të saj. Ajo u akuzua për postimin e fotove në faqen për të rriturit OnlyFans. Nang Mwe San, një modele dhe ish-mjeke u akuzua rreth 2 javë më parë për “dëmtim të kulturës dhe dinjitetit”.

Ajo kishte marrë pjesë më parë në protesta kundër ushtrisë, e cila mori pushtetin në vitin 2021 me një grusht shteti. Ajo besohet të jetë personi i parë në Myanmar i burgosur për postim fotosh në OnlyFans. Një modele tjetër, e cila gjithashtu kishte postuar në rrjetet sociale foto të pjesëmarrjes së saj në protesta, u arrestua në gusht me të njëjtin ligj. Thinzar Wint Kyaw do të përballet me gjyqin në tetor.

Nang Mwe San u shpall fajtore për shpërndarjen e fotove dhe videove nudo. Modelja jetonte në qytetin e Yangon-it North Dagon, një zonë ku ligji ushtarak është ende në fuqi. Në zona të tilla, sipas ligjeve të gjendjes së jashtëzakonshme të rinovuara nga qeveria e juntës së Mianmarit në fillim të këtij viti – të akuzuarit për krime gjykohen në një gjykatë ushtarake ku u mohohen të drejtat si aksesi për një avokat.

Ajo u gjykua në Gjykatën e Burgut Insein, më famëkeqi i kryeqytetit dhe më i madhi në Mianmar. Aty shumë të burgosur politikë janë dërguar që nga grushti i shtetit të vitit të kaluar. Nëna e saj i tha Shërbimit Birmanez të BBC-së se kishte kontaktuar vajzën pak javë më parë, por nuk kishte dijeni për dënimin.

Grushti i shtetit

Ushtria e Mianmarit përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Aung San Suu Kyi në shkurt 2021. Kjo shkaktoi protesta të mëdha në të gjithë vendin dhe një lëvizje të gjerë rezistence. Vlerësohet se më shumë se 15 600 njerëz, përfshirë Suu Kyi, ligjvënës të tjerë, aktivistë dhe gazetarë janë arrestuar që kur ushtria mori pushtetin.

Të martën, një gazetareje të pavarur për BBC-në iu rrit dënimi me burg me 3 vjet. Ajo u dënua për kontakte me një program radio të jashtëligjshëm. Htet Htet Khine ishte dënuar më herët me 3 vjet punë të rëndë. Ligjet e reja kriminalizojnë komentet që mendohet se shkaktojnë frikë ose përhapin “lajme të rreme” për ushtrinë.

Më shumë se 12 mijë njerëz mbeten të paraburgosur. Të paktën 2 322 të burgosur politikë janë vrarë nga regjimi. Në fillim të këtij muaji, ish-ambasadorja e Britanisë në Myanmar, Vicky Boëman dhe bashkëshorti i saj u burgosën me 1 vit për shkelje të ligjeve të imigracionit. ©LAPSI.al

Burmese Doctor Loses Medical Licence Over Her Sexy Online Photos

Nang Mwe San, going out with RED - Myanmar Models DB

Nang Mwe San on Twitter: "beach and the booty https://t.co/nuCYfEYLUD" /  Twitter

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *