• |
ide | kryesore

Artur Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturat e dimrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
artur zheji



Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë komentuar thirrjet për protesta dhe greva të krerëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke theksuar se muajt e dimrit do të jenë deçiziv për shqiptarët, pas shtrenjtimit të faturës së energjisë dhe shtrenjtimit të shportës së ushqimeve bazë.

Në emisionin “Pikat mbi i”, Artur Zheji nënvizoji se revoltën e vërtetë kundër qeverisë Rama do ta shohim kur ushqimi të mungojë në tryezë dhe faturat ekonomike të rritën.

“Opozita ka fjalën, ka protestat dhe votën e vitit që vjen. Nëse kjo qeveri do vazhdojë t’i ngopi barqet. Tetori, nëntori, dhjetori, faturat e shtrenjta do të nxisin një opozitarizëm ekonomik dhe më pas atë politik. Duhet thjeshtë të shohim faturat ekonomike. Ne kemi një lloj donkishotizimi se duam që njerëzit të duan lirinë pastaj ushqimin. Por fillimisht do të shohim protesta për atë, ushqimin”, tha Zheji.

Lubonja theksoi se opozita duhet të dalë në shesh dhe të protestojë masivisht, madje duke mos u larguar prej aty. Por sipas tij, kjo duhet bërë jo në mënyrë të dhunshme.

“Problemi që ne flasim për opozitën, opozita lidhet me atë që s’ka formë tjetër. Protesta, protesta, protesta sikur s’ka shpëtim tjetër. Ato duhet të jenë mosbindje civile që të rrëzohet qeveria. Kjo tregon që ne këtu s’kemi drejtësi se po ta kishim s’do kishim nevojë për protesta se hapej afera e incneratorëve dhe shkoi deri në fund se bie qeveria. për mua është e rënë me këtë. Unë them se koha e rrëzimit të qeverisë me formë të dhunshme është e gabuar se ata që vinë marrin dorë dhe bëhen të dhunshëm vetë. Unë them protesta jo të dhunshme, por masive dhe të përhershme. Këtë s’e bëjnë dot këta”, deklaroi Lubonja.

Lexo më tej: Parashikimi ogurzi i Zhejit: Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës reale 



12 Comments

  1. Protestat duhet te jene jo te dhuneshme por super te dhuneshme . Revolucion i dhuneshem dhe permanetn kjo eshte zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme per nje te ardhme te sigurt demokratike e prosperuese.
    Por e gjithe kjo me pas , dmth kur te ndertohet qeveria teknike , te shoqerohet me ndryshime radikale kushtetuese rregulla te pastra loje dhe mbi te gjitha ndeshkueshmeri . Ndeshkueshmeria eshte ajo qe kundershon thenien e Zhejit , nese ndeshkohet palloshi e sera e tij e ministrave dhe drejtoreve te enteve kyç te ketij vendi Berisha apo meta neser nuk do guxonin te abuzonin as 1% te kesaj qe ka abuzuar palloshi .

  2. Ashtu ke qef ti zheji cik dhun e do ti. Dhe cik rremuje ????? Po kam frik se dhe sikur te kete dhune sdo te perdori asnje pale per ti cu llaf pales tjeter. Rama sikur se qeth fare nga ai krah. Kshu qe futi nje analize situates politike bashke me nonje analist tjeter dhe fshini bythen pastaj.

  3. Prap o Turo kan per tu ngrit per faturat po vetem per Berishen skan per tu ngrit. Mbaje end kete gje! Edhe po e pate qe do shkoje si skuth ne protesta qe do dalin njerezit, kan per ta pershty ne fytyre sic e bene me armet kimike e ka per tu mbyll protesta. Mos harro protesten e studenteve e mbylli Sala, jo Basha.

  4. Kush ka kaluar komunizmin nuk ngrihet per asnje arsye. Pse nuk ngrihen ne rusi? Vetem ikin nga syte kembet, ose perpiqen te gjejne ndonje zgjidhje individuale.

    1. Të shohim o Tur se në Shqipëri njerzit presin nga ambasadorja amerikane se mos ja fut Ramës!!!Se me ç’po ndodh duhet që vetë shqiptarët të ngrihen por janë njerëz që presin t’i drejtojnë të tjerët.Greva e përgjithshme është një mjet i fuqishëm por kush t’a bëjë.Ne administratën publike janë gjithë militantët dhe patronazhistet e PS.

  5. Opa Zheji! E kapi lekun Zheji. Nuk ka te krahasuar me lekun qe kapte kur ishte drejtor i TVSH-se dhe pergjithesisht nen umbrellen e Rames, por gjithsesi bereqaves! Yp Xhixhi!

  6. Revolucionet e dhunëshme të modelit të 97-s, janë modele të politikave komuniste.
    Ata e kanë parim që të vijnë në pushtet “me grykën e pushkës” e ta mbajnë pushtetin me dhunë.
    Në situatën që është krijuar në Shqipëri, kur qeveria është bërë njësh me bandat kriminale mafioze, një konflikt i dhunshëm do të shkaktojë viktima të shumta.
    Gjysma e popullsisë në Shqipëri është larguar mga keqqeverisja e varfëria e nëse do të ketë një 97-ë të dytë, edhe kjo gjysmë do të përgjysmohet.
    E çfarë fitojnë me kësij farë revolucionesh bollshevike për pushtet shqiptarët ?
    Vetëm humbasin.
    E vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë, është bashkimi opozitar i të gjithë atyre që janë kundër kësaj qeverie, jo vetëm partitë politike por të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të kaluar në një grevë të përgjithëshme me mosbindje civile, duke e paralizuar këtë qeveri të korruptuar.
    Por edhe tek grevat , duhet patur kujdes që të mos kalohet në marrëzinë e thirrjeve për grevë të përgjithëshme të punonjësve të shëndetësisë.
    Një grevë e tillë , është një dënim me vdekje për mijra pacientë të sëmurë e është e tepërt ti përmend arsyet.
    Po ashtu me dyshim e shoh edhe grevën e mësuesve e pedagogëve duke lënë fëmijtë e të rijtë pa shkollë pas gjithë atyre mangësive që patën nga tërmeti e pandemia.
    Mosbindja civile nuk ka sepse drejtohet tek të sëmurët e të lënit pa shkollë të fëmijve, por në bllokimin e paralizimin e institucioneve përgjegjëse qeveritare e të institucioneve të drejtësisë e sigurisë që e mbështesin korrupsionin e kësaj qeverie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *