• |
ide | kryesore

Banane e hedhur nga tribuna për Richarlison që po festonte golin: racizmi njollos Brazil-Tunizi

-Instant, Sport, Video
banane



Një rast i ri racizmi në futboll. Gjatë ndeshjes Brazil-Tunizi, një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison që po festonte golin e 2-1. Sulmuesi i Tottenham, menjëherë pasi shënoi, filloi të brohoriste pranë këndit. E teksa kthehej drejt mesfushës, një banane u hodh nga tribuna e Parc des Princes dhe i ra pranë këmbëve. E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Paris dhe pason rastin e javës së kaluar, kur kombëtarja braziliane mbrojti një tjetër sulmues të saj. Vinicius Junior u bë objekt i thirrjeve raciste gjatë derbit të Madridit mes Realit dhe Atletico.

Lexo më tej: Tronditet Brazili, Rodrygo zbulon: “Neymar do të largohet nga kombëtarja pas Botërorit”

Një turp i dyfishtë duke pasur parasysh se Brazili, para fillimit të ndeshjes, kishte shpalosur një pankartë kundër racizmit. Në të shkruhej: “Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do t’i kishim yjet në fanellën tonë”. Ndeshja, e cila përfundoi 5-1 për Selecaon (golat e tjerë u shënuan nga Raphinha, dygolësh, Neymar, Pedro dhe Talbi), u ndërpre për një kohë të shkurtër edhe prej lazerave që drejtoheshin nga lojtarët e trajnerit Tite. U desh apeli i folësit të stadiumit, për të ndaluar një sjellje të tillë.

Sa për ndeshjen, në Paris, Brazili mundi 5-1 Tunizinë në provën e fundit para fillimit të ekspeditës në Katar. Në pjesën e parë loja ishte e ashpër, ndonjëherë edhe e dhunshme, por në fund të pjesës së parë u shënuan pesë nga gjashtë golat në total. Raphinha shënoi një dygolësh, Neymar shënoi me penallti, Richarlison dhe Pedro, i cila hyri në pjesën e dytë, mbyllën rezultatin. Në fillim të lojës Talbi shënon barazimin momental të Tunizisë, por Brazilit iu desh pak për ta rimarrë ndeshjen në dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *