• |
ide | kryesore

Një algjerian majtosh për Juventus: në janar bardhezinjtë do të bllokojnë Bensebaini

-Instant, Sport
Bensebaini



Situata e vështirë e rezultateve e ka bërë Juventus të mendojë për merkaton. Në fakt, në skuadrën bardhezi ka një pozicion të pambuluar. Alex Sandro dhe De Sciglio nuk bindin plotësisht dhe kërkohet një element që mund të mbulojë, duke dhënë garanci, krahun e majtë të prapavijës. Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, emri i profilit të preferuar të italianëve është Ramy Bensebaini. Anësori algjerian i Borussia Moenchengladbach, shkon në skadencë kontrate në vitin 2023.

Duket e vështirë që lojtari të rinovojë me klubin gjerman dhe Juventusi mund ta bllokojë lojtarin që në janar. Më pas mund të fundosë goditjen në një transfertë me parametër zero në verë. Një lëvizje që kompleton një operacion me një shumë jo veçanërisht të shtrenjtë. Për momentin, në fakt, bardhezinjtë tashmë i kanë të gjitha vendet e zëna për ekstrakomunitarët (Kostiç dhe Paredes) dhe nuk mund të regjistrojnë të tjerët në dritaren e ardhshme të merkatos.

Lexo më tej: Allegri ‘i blinduar’ nga paga, por kriza e rezultateve përfundon në tavolinën e bordit të Juventus

Hipotezë që e ka bindur edhe Bensebaini, i etur për të nisur një aventurë të re në kampionatin italian. I lindur në vitin 1995, anësori algjerian luan në Europë që nga viti 2014 (mes Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë) dhe ka bërë tashmë 50 paraqitje për kombëtaren e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *