• |
ide | kryesore

Berisha-sindikalistëve: Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Protestat ishin kryefjalë e ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e sindikatave këtë të mërkurë, të cilëve u premtoi mbështetje.

Sipas tij, forma më e fuqishme e protestës strukturohet vetëm nga sindikatat.

“Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.

Sindikata e arsimit të lartë është hedhur në betejë. Në datën 5 ka shpallur grevën e përgjithshme. Le të pyesin veten a mos janë mësuesit më mirë. Jo mësuesit janë edhe më keq se pedagogët”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për gjendjen e vështirë e vendit. Ai tha se Rama është një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët.

“Një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët shqiptarë. Një makineri gjigande vjedhje dhe grabitje të qytetarëve shqiptarë. Një plaçkitje e pashembullt e fondeve publike, të pasurive kombëtare. Vjedhje direkt të xhepave të qytetarëve me çmimet.

Ju jeni sindikalistë, por unë ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial, që të ketë shfrytëzuar një popull siç i shfrytëzon Rama popullin shqiptar. Ju jeni dëshmitarë, sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve, që bëjnë miliarda euro, janë shndërruar në një mallkim”, theksoi Berisha.

Lexo më tej: Berisha: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, por çfarë bëri Rama 

Lexo më tej: Shifrat/ Berisha “zbërthen” rritjen e çmimit të energjisë nga Rama 



8 Comments

  1. Vazhdon tallja e plakut non grata me pleqte e sindikatave pa sidikaliste. Gezim Kalaja & co kane privatizuar sindikatat njesoj si Berisha PD. Hajdutet e sidikatave bashke me Ali Baben e PD do rrezojne hajdutet e rilindjes. Vetem Belind Kerrici e beson.

  2. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.
    I kishte mbyllur ne bodrumet e shqupit sindikalistet e pd ky spiuni salih metaj

  3. Sindikatat .. ???? Sindikalistet ….. ? Ky mortje jeton ne toke apo ne hene. O komunist i pariparueshem a e din ti, e din shume mire por e ka zakon kete shtirje, qe ne Shqiperi nuk ekzistojne SINDIKATA, por vetem sindikaluce…. ? E fillove ti i pari qe ne 1994 e te tjeret pas teje qe ti shkaterronin perfundimisht dhe ti vinin nen kembet e tyre duke u lene vetem emrin sa per sy e faqe.
    Njesoj sic bere me pronaret, qe i quajte ish pronare, dhe i shkaterrove,
    Sic bere me te perndjekurit qe i shkaterrove, i percave dhe u hodhe nja dy kocka
    Dic bere me biznesin e ndershem, ku vetem djali, vajza dhe dhendrri duhet te benin biznes, ku i fundose me politikat e tua
    Dhe sa here qe eshte gati per tu djegur bytha i therret ne ndihme, por kete rradhe ke per te marre “ASGJE”

  4. ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *