• |
ide | kryesore

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar,

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore është vënë re një ulje e infektimeve. Nga 656 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 63 qytetarë. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.


Njoftimi : Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.


Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 63 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 63
Të shëruar në 24 orë 65
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 656

Testime totale 1,980,218
Raste pozitive 330,983
Raste të shëruara 326,882
Raste Aktive 512
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 259
Elbasan 53
Fier 44
Vlorë 37
Durrës 26
Dibër 19

Shkodër 17
Korçë 15
Lezhë 14
Gjirokastër 13
Berat 10
Kukës 5


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.