• |
ide | kryesore

Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej pak ditësh, dy teori të reja po qarkullojnë për fatin e Ervis Martinajt. Të dyja parashikojnë fundin tragjik të Martinajt. A është futur në kurth “Mbretit i lojërave të fatit”?

Teoria e parë: Kapja si “peshk”

“Inside Story” zbuloi mbrëmë në Top Channel disa mesazhe të shkëmbyera mes njerëzve që kishin dijeni për fatin e Ervis Martinajt.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”. 

“Ka festuar se i kanë nis fotot”. 

Ervis Martinaj

 

Mbi këto mesazhe presupozohet se Ervis Martinaj kishte kontraktuar një grup të fortësh në Shijak për kapjen e personit përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij të parë, Brilantit. Ky i fundit mbeti i vrarë më 17 korrik të këtij viti në mbikalimin e Fushë Krujës, teksa po udhëtonte me dy miq të tij. 91 plumba u zbrasën mbi makinën ku udhëtonte Brilant Martinaj. Gëzhojat konfirmuan se plumbat ishin qëlluar nga një qitës, i shumëpërfolur si profesionist.

Ervis Martinaj ishte betuar për hakmarrje. Sipas kësaj piste, grupi që ai kontraktoi raportohet se i ka treguar me pamje personin përgjegjës për vrasjen e Brilantit, të lidhur me litarë. Prezumohet se Martinaj i ka kërkuar atyre të presin që të vijë dhe ta vrasë vetë personin me dorën e tij. Dhe pikërisht ky ka qenë karremi. Martinaj është prerë në besë dhe është ekzekutuar sapo ka arritur tek baza në Shijak. Kapja e vrasësit ose porositësit të vrasjes së Brilantit nuk u krye me qëllim plotësimin e kërkesës së Visit. Por, për eliminimin e tij.

Kjo teori nuk është konfirmuar ende dhe autenticiteti i mesazheve mbetet për t’u verifikuar. Por megjithatë, mbetet një teori e shumëpërfolur.

Teoria e dytë: Femra e mistershme

Si një njeri që nuk i mungon informacioni, Sali Berisha vetëm javët e fundit ka thyer heshtjen e tij të gjatë për Ervis Martinajn. Ndërsa fillimisht ka denoncuar se kupola e Policisë së Shtetit ishte e lidhur me Martinajn, dhe se Edi Rama me Baton Haxhiun e dinë se ku ndodhet Visi, Berisha dje ka bërë një denoncim më konkret për zhdukjen.

Berisha publikoi një mesazh të ardhur në adresë të tij në Facebook. Sipas denoncuesit, fatin e Martinajt e di një femër që punon në Bashkinë e Tiranës. Personi anonim shpjegon se kjo femër e ka shoqëruar Visin nga banesa e saj në Shijak, dhe se policia e ka marrë dëshminë e saj.

Denoncimi

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia Lali Erit e cila quhet… Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre. Por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete. E ka derguar kjo nga shpia e vet ne Shijak. 

Prokuroria ka edhe videot ku shihet Ervis Martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj. Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit. Apo Edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai Ervisin” , shkruan Berisha.

Por kush është ky person? Kjo “femër socialiste” që ditka shumë për fatin bosit të lojërave të fatit? Identiteti i saj mbetet mister. Dhe nëse ka diçka që kemi mësuar nga denoncimet e “qytetarit dixhital” të Berishës në vite është se, shumë prej denoncimeve të tij të pafiltruara ngjajnë si teori konspirative në fillim, por me kalimin e kohës rezultojnë të vërteta.

Lexo më tej: ‘Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj-n?’/ Rama: Policia do flasë kur të ketë prova 

Që prej 10 gushtit të këtij viti, kur zhdukja e Ervis Martinaj mbërtheu opinionin publik me mëdyshjen nëse një njeri kaq profilik i botës së krimit është vrarë, apo ka inskenuar vrasjen e tij, peshorja së fundmi anon më shumë nga eliminimi fizik i tij.

Shumë prej njohësve më të mirë të kronikës së zezë nuk patën asnjë dyshim se peshorja anonte më shumë nga fundi tragjik i Ervis Martinajt, sapo panë reagimet në rritje të Sali Berishës. Edhe pse njihej publikisht si demokrat i zjarrtë, nën zë Martinaj njihej edhe si një i afërm farefisnor i familjes Berisha. Kjo është arsyeja pse rritja e denoncimeve të Sali Berishës për fatin e Visit ka bërë shumëkënd të besoje se “doktorri ka informacion”. Ervisi ndoshta nuk është më, armiqtë e kanë kapur vërtet…

©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave (VIDEO) 



10 Comments

  1. Nje hale me pak

    Interesant fakti i perfshirjes se vete rames ne kete muhabet.

    Rama dihej qe fliste me kriminelet se hapej bythesh ne tavolina duke i tregu vete, por fakti qe paska gisht tek veasja emartinajt tregon sesa poshte ka shku rama .
    Por pyetja qe vjen natyrshem eshte kush eshte me i paster shullazi lul berisha nicja apo rama?

    Rama ska bythe te marre pisqollen ne dore ndryshe nga shullazi me shoke qe te vrasin me duart e veta

    1. Po mbahet ketshu se po I marin komplete paret ne banka dhe sistemet basteve .Se jane shume pare qe po i miren te ndjerit.

  2. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.
    Ra nje mort qe te shihemi perdite,vazhdon lapsi me perrallat e spiuneve salih metaj per visin puntorin e familjes berisha

    1. Natyrisht qe ju patronazhistet doni nje opozite kurvasg si Alibeaj, Bardhi etj. Por ata kurre nuk do jene opozite per faktin e vetem se jane KURVA qe e shesin bythen kollaj. Alibeaj 3shte nje i marre fund dhe Bardhi eshte nje person qe vete Zoti ia ka hequr te drejten per te patur trashegimtar. Jane qenje qe ekzistojne kot dhe nuk kane piken e dinjitetit njelloj si kryeminostri qe forcen e tregon me fukarane, por kur vjen puna tek kriminelet, aty nxjerr bythen dhe thote aman ma fusni lehte qe te mos me dhembe shume. Po ju patronazhistet si e doni, lehte apo dhunshem?

  3. ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

    1. pari që mori mikrofonin ishte Sali Berisha, president e kryeministër- politikani që po ta quaje ‘fashist’ gjatë dhunës së tij të egër kur ndodhej në pushtet, të digjte në turrën e druve ose të zhdukte në Kune- Vain. Dje u ngrit e tha se partia fashiste është ‘aleatja jonë’… I dyti që u pa se u gëzua ishte Ilir Metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *