• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u ekzekutua Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
xhuvani



Publikohen për herë të parë pamjet si u ekzekutua Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të publikuara nga emisioni “Në shënjestër” në News 24 ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve. Në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë.

Sipas tyre ajo kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë “mollë sherri” mes palëve politike, u plagosën dhe 3 persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim. Autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Një vit më pas gjykata e Elbasanit vendosi masën e pezullimit për 6 efektivët e “Shqiponjave”. Ata akuzohen për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

LEXO EDHE: Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

Përveç tyre janë pezulluar edhe 2 ish-zv.drejtorët e policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi. Edhe për ra rëndon e njëjta akuzë. Arbër Paplekaj, ishte shoqëruesi i kryesuesit të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 akuzohet për vrasjen e Xhuvanit. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po pse e mbajne akoma kete papleken ne burg?
    Te qifsha kriminelet e shtetit me uniforme qe kane emrin police.
    Shtet kurvash , shtet patronazhistesh , shtet hajdutesh , shtet kriminelesh

  2. Papleka vajti mish per top. Vajti me menjen e atij karit Arjan Hoxhes. Ariani debil, polic fnsh je. Per karriere vret baben e vet. Ti dali per zot tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *