• |
ide | kryesore

Eurovision 2023: Glasgow ose Liverpool do të presë konkursin e këngës

-Instant, F1, Paparazzi

Liverpool dhe Glasgow janë dy qytetet që mbeten në garë për të pritur konkursin e këngës Eurovision në vitin 2023.


Të dy qytetet u zgjodhën pasi Birmingham, Leeds, Newcastle, Sheffield dhe Manchester u hoqën nga konkurrenca për të pritur ngjarjen muzikore. BBC tha se një vendim përfundimtar do të merret “brenda javësh”.


Grupi ukrainas Kalush Orkestra triumfoi në konkursin e vitit 2022 në Torino, Itali, i cili  do ta bënte Ukrainën mikpritëse të vitit 2023. Mirëpo, EBU, i cili prodhon ngjarjen, vendosi që konkursi të mos mbahej në Ukrainë për shkak të situatës me Rusinë. Britania e Madhe, e cila doli e dyta me këngën Space Man të Sam Ryder, iu kërkua të priste Eurovizionin e 67-të.

Në gusht, një listë  nga 20 qytete të MB që kishin paraqitur një “shprehje interesi” u publikua nga BBC. Kërkesat për qytetet përfshinin “një vend të përshtatshëm dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e konkursit të këngës, “angazhimin e nevojshëm për konkursin duke përfshirë një kontribut financiar. Gjithashtu dhe “përputhje me prioritetet strategjike të BBC-së si një transmetues i shërbimit publik”.

“Absolutisht i kënaqur #Liverpool ka hyrë në  listën e ngushtë të #Eurovision2023”, shkroi në Twitter kryebashkiaku, Joanne Anderson. “Askund nuk organizohet një festë si ne. Njerëzit, komunitetet dhe bizneset e qytetit tonë janë gati të bëjnë një shfaqje për Ukrainën, MB dhe për Evropën. Eurovizion në Liverpool. Imagjinoni.”

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: The Guardian


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.