• |
ide | kryesore

Harry Maguire ‘masakrohet’ nga tifozët dhe shtypi, e mbrojnë lojtarët e Anglisë: “Luajti me një këmbë”

-Instant, Sport
Harry



Harry Maguire është edhe njëherë në qendër të stuhisë, por në mbrojtje i kanë dalë shokët e ekipit kombëtar. Një tjetër natë për t’u harruar për lojtarin e Manchester United, i cili kundër Gjermanisë në Nations League, bëri dy gabime flagrante. Me një ndërhyrje naive u dha gjermanëve një penallti, pastaj humbi topin në aksionin e golit të dytë të skuadrës së Flick.

Tifozët në stadium e fishkëllyen që kur u përmend emri i tij para ndeshjes. E pastaj vazhduan të fishkëllenin në çdo prekje të topit prej tij. Fishkëllima në stadium, kritika në rrjetet sociale. Mbështetësit e Tre Luanëve e masakruan Maguire dhe shtypi anglez nuk bëri përjashtim. Madje Sun e fajësoi për mungesën e fitores. Harry Maguire u përfshi nga një tjetër ortek kritikash, por barrierë u bënë lojtarët e Anglisë.

MBROTJA

Disa nga shokët e tij të skuadrës e kanë mbrojtur fort, duke filluar me kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Lojtari i Tottenham tha se ishte krenar për Maguire dhe theksoi se lojtari i United luajti i dëmtuar: “Ai luajti pothuajse me njërën këmbë. Jam vërtet krenar. Për çdo gabim individual, do të fajësohesh. Por ne jemi një ekip, do të mbrojmë njëri-tjetrin. Harry pati një dëmtim të rëndësishëm në fund dhe luajti edhe 10 minuta të tjera me pothuajse njërën këmbë. Një gjest i madh nga ana e tij, jam vërtet krenar për të”.

Luke Shaw, shok skuadre në kombëtare dhe te United, gjithashtu e mbrojti pas ndeshjes në Wembley: “Harry është një lojtar i jashtëzakonshëm, një personazh i jashtëzakonshëm – tha ai për BBC Radio 5 Live -. Ai ka duruar shumë kritika, ndoshta më shumë se kam dëgjuar ndonjëherë në futboll. Nuk fshihet kurrë, është gjithmonë aty dhe tregon forcën dhe karakterin që ka. Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është e vështirë për të, por ne lojtarët dhe stafi jemi të gjithë me të. Njerëzit duhet të kuptojnë se ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit anglez dhe duhet ta pranojnë atë”.

Lexo më tej: Maguire mbrohet me ‘çështje klikimesh’: “Më kritikojnë vetëm sepse përbëj lajm”

Edhe Reece James ka dashur të mbrojë Maguire: “Kur je lojtar dhe bën një gabim, ke përvojë të mjaftueshme për të ditur se ke bërë një gabim dhe nuk ke nevojë të ta thonë. Harry nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe është ende duke gjetur ritmin e tij. Por ne e dimë cilësinë që ai ka. Nuk ka dyshim, është thjesht një gabim i vogël. Ai do të rikuperohet dhe do të jetë i fortë duke ecur përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *