• |
ide | kryesore

Katy Perry sulmohet nga fansat, shkak kënga ‘Dark Horse’

-Instant, Paparazzi, Slider



Katy Perry është kritikuar së fundmi për “Dark Horse” . Kënga u publikua në vitin 2013 nga këngëtarja në bashkëpunim me Juicy J.

Në një nga rreshtat e tij, reperi përmend vrasesin serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit po përfliten në media falë serialit të ri të Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”. “Ajo është një bishë. Unë e quaj atë Karma. Ajo të ha zemrën si Jeffrey Dahmer”, këndon reperi. Jeffrey Dahmer i mori jetën 17 personave midis 1978 dhe 1991 në zonën e Milwaukee. Ai madje pranoi se kishte ngrënë mishin e disa prej viktimave të tij duke fituar pseudonimin  Përbindëshit Milwaukee.

Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë treguar simpati për familjet e viktimave dhe e quajtën këngën e Perry-t si mungesë respekti. Të tjerë kanë shkruar se Juicy J ishte sëmurë për shkak se i bënte fëmijët e vegjël të këndonin emrin e Dahmer-it. Emri i Jeffrey është paraqitur edhe në tekstet e Marylin Manson, Kesha ose Eminem.

“Katy Perry ka lejuar që një tekst kaq i poshtër dhe i tmerrshëm të përfshihet në një nga këngët e saj hit. Jeffrey ishte një vrases serial dhe Katy zgjodhi të romantizonte veprimet e tij kriminale dhe çnjerëzore. Ajo duhet të kërkojë falje”, shkroi një përdorues në Twitter. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *