• |
ide | kryesore

Lubonja: Mësimi që na dha fitorja e Melonit në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se arsyeja e ardhjes së Giorgia Melonit në pushtet është lodhja e italianëve nga klasa dominuese. Ai u shpreh se nuk pret që të ketë një ndryshim në Itali, as në aspektin ekonomik, por ajo që sheh pozitive është mësimi që iu dha klasës dominuese në Itali me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.


“Çfarë u tha për “5 stelle” që fitoi me 33% para 4 vitesh. Nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti anti-sistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike.


Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë. Kanë shkuar votues të “5 Stelle” tek Meloni sepse janë pjesa më anti-sistem e votuesve të Italisë. “5 Stelle” zhgënjeu sepse u fut brenda sistemit dhe ra. Edhe Lega.

Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Meloni do të jetë kaq anti-sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm. Ka qenë kundër Sorosit sepse ishte anti-liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bëhen zhvendosje etnike. Po përzihen italianët e po sillen emigrantë të huaj.

LEXO EDHE: Analiza/ Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste

Për të drejtat sociale e civile, Meloni është kundër kryesisht dhe nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë. Por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ. Mund të konsiderohet edhe pak nativiste.

Mendoj që do të thithet nga sistemi, ka qenë pjesë e sistemit. Në anën ekonomike nuk do të ndryshoje asgjë. E mira është që i dha një mësim klasën dominonte që i trajtonte që këta janë fashistë. Nuk duhet të vijnë.

Kur fashistë janë treguar klasa dominonte në mënyrën si i kanë trajtuar. Von der Leyen guxon të thotë që nëse vjen në pushtet Meloni do të veprojmë si me Hungarinë. Demokracia është e shëndoshë në Itali. Këtë kuptoj nga kjo”, – tha Lubonja në emisionin “Open”. ©LAPSI.al


16 Comments

  1. Cili ishte mesimi se nuk e kuptova dot?!!
    Italianet kane 12 vite qe votojne partite gjasme anti estabilishment por ne fund nuk ndryshon asgje, edhe ato i bashkohen estabilishmentit.
    Ne Europe Demokracia ka vdekur me kohe, jo se ka pas ndonjehere Demokraci te mirfillte por gjithsesi…
    Sic po shkojne punet vetem revolucioni ben pune por nuk ka kush ta bej, i jane shplare trute njerezve me TikTok, me Instagram, me Reality Show, etj…

    1. 0 AS. Pa na thuaj se ku ka demokraci, kur nuk paska as ne europ. Ne kine? Ne iran? Indi??
      Se ne rusi e dim qe demokracia lulezon.
      Revulucion thote AS. Po se per cfar nuk na thote. Apo ke shpikur ndonje lloj te ri regjimi?

      1. Per ne Kine, Indi e Iran edhe e dinin se ska demokraci, por qe demokracia eshte nje fasade dhe ne europe a perendim e morem vesh keto 2 vjet.
        Cfare demokracie i thua kur i turren gjithe komunistet burokrate te pazgjedhur te BE-se te kercenojne e denigrojne nje perfaqesuese te zgjedhur me vote demokratikisht sic ndodhi ne Itali me Melonin? Cfare demokracie eshte kur i detyron njerezit dhe i heq nga puna, ju privon dhe dhunon te drejtat e tyre dhe anashkalon dhe kushtetuten e vendit sepse nuk duan te bejne nje vaksine eksperimentale? Ka shume e shume gjera te listosh qe kjo Europe dhe kjo elite globale po i cojne shtetet kombe per lesh duke i traumatizuar dhe duke ju dhene dajak me justifikimin me “katastrofen klimaterike” dhe me “te drejtat e dylberave, transeve etj etj”.

      2. Per njerzit si puna jote e kam fjalen une. Ju ka zene syte propaganda dhe nuk po e kuptoni qe vendi ku ju jetoni po iken per lesh.
        Kur rrezikohet ekzistenca e kombit Revolucioni eshte i domosdoshem!
        Aktuashisht shumica e shteteve europiane po shkojne drejt zhdukjes, ne Gjermani 35% e nenshtetasve Gjermane kane te pakten nje prind te huaj, shumica e cifteve te bardhe bejne 1-2 femije, ndersa personat me ngjyre rrall here i shikon me me pak se 3-4 femije. Ndersa ne France, sipas te dhenave zyrtare pas rreth 80 vitesh zezaket do jene mazhorance, keshtu eshte e gjithe europa perendimore. Qeverite e tyre kane rreth 25 vite qe po punojne per shkaterrimin e kombeve.
        Kina, India, Irani, Rusia, Japonia, Koreja, etj… mbase nuk jane Shtete Demokratike por ama jane patriota, nuk po lejojne qe kombet e tyre te shkaterrohen.
        Para ca ditesh kam pare nje vedjo ne YouThube, ku kishin intervistuar disa ukrahinas dhe nder te tjera i pyeten a doni te jeni pjese e Bashkimit Europian, shuica prej tyre thonin jo sepse ne BE ka mungese te lirive te individit, ka burokraci pa fund etj…

          1. @ Boss
            Kari te hyfte ne byth e te dalte nga goja o trap.
            Kush tha qe e kisha me ty? Shikoje mire her tjeter pastaj hajde shaj, kokshkrepse.
            Hape faqen nga PC se nga cel behen lemsh komentet.

            @AS 29/09/2022 te 05:08
            Pse me vjedh emrin, nuk ka lezet.

        1. Provo te jetosh nje here ne Kine, Indi, Iran, Rusi. Pastaj argumenti i videos ne youtobe ku ukrainasit na thokan qe mungoka liria e individit ne Europe, eshte komplet qesharak.

          Europa eshte territori ku jetohet me mire se kudo (me difektet e veta qe mund te jene jo te pakta), jo me kot shumica e popullsise se ketyre vendeve qe ti na i permend si shembuj te patriotizmit, duan te vijne te jetojne ne vendet europiane.

    2. AS- kam pershtypjen se eshte ndonje stil i ketyre patronazhisteve per te futur robt ne konflikt me njeri tjetrin. Une jam ai qe perdor nuckname Boss, dhe bera komentin tim fillestar dhe nuk kam replikaur as me ty as me ndonje tjeter. Si duket ndonje sufllaqe ketu do te fuse njerezit qe pavareisht se ndajne te njejtin aresyetim duan ti fusin ne konflikte virtuale vulgare pa lidhje. Kshu qe une as te kam share e ofenduar, e as po te shaj e ofendoj sepse e kuptoj qe ke rene pre e ketij marifeti te ketyre rilindesve qe ngaterrojne robt si skutha.

  2. Per çfare mesimi flet Lubonja? Ne Itali ka ndodhur nje rotacion politik i zakonshem. Çpune kane italianet per preferencat politike apo morale te Lubonjes e te tjereve ne Shqiperi! Italianet jane te pakenaqur nga klasa politike e ish drejtuesit e tyere dhe zgjodhen Melonin si perfaqesuese e te djathastes italiane. Te tjerat qe eshte filo Musoliane, eshte katolike, eshte italiane, ka bindjen e saj ndaj shume zhvillimeve shoqerore e sociale e te tjera jane blla blla blla per shqiptaret e ngeshem per te qare hallet e botes. Melono sot eshte shpresa per ta qe sistemin ekonomik-politik ne itali do te disiplinohet e do normalizohet, se pabarazite sociale do normalizohen. Sa e afte do jete ne drejtimin e Italise do e tregoje koha. Sot per sot une i uroj italianet per zgjedhjen e tyre qe e vlersoj.

  3. NJE ARTIKULL I FAQES ITALIANE” GOSPA” THON QE MELONI ESHTE POMPUAR QYSH NE FILLIM NGA BOSI I INDUSTRISE SE LUFTES NE ITALI . SHPRESOJM QE TE MOS JETE ESHTU.

  4. Kriza morale ne Itali e mbare BE eshte tek klasa politike e kryesisht tek e majta. Ku jane socialistet e socialdemokratet apo laburistet?

    Te tjetersuar e ne sherbim te oligarkise, te zhytur ne korrupsion e histori roze, pa linje te qarte dhe alternative ne situate krize e lufterash lokale per pasuri e territore, te nenshtruar ndaj industrise se luftes.

    Kjo situate nuk mund te kete fund tjeter vec amoralitetit edhe ne zgjedhje, ku votuesit nuk gjejne se ku te besojne dhe shpresojne ne nje tjeter brez politikanesh pa llogaritur parti e qasje politike.

    Italia nuk eshte as i pari e as i fundit vend europian ne kete perballje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.