• |
ide | kryesore

Mediat turke tregojnë arsyen e mbylljes së kopshtit dhe kolegjit në Tiranë: E kërkoi Erdogan

-Instant, Lajme, Të fundit
mediat turke



Mediat turke kanë nisur të shkruajnë për të vërtetën e mbylljes së kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal” dhe të kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”. Sipas tyre, shkollat në fjalë u mbyllën me kërkesë të Presidentit turk, Erdogan.

“Takvim”, një gazetë pranë qeverisë në Turqi, shkruan se gjithçka ndodhi “pas përpjekjeve të gjata diplomatike dhe vizitës së fundit të Presidentit të Turqisë në Ballkan”.

Sipas “Takvim”, qeveria shqiptare vendosi mbylljen e këtyre shkollave dhe përzënien e mësuesve prej tyre pas aktivitetit të shtuar të diplomacisë turke.

“Shkollat u mbyllën pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë. Menjëherë pas vizitës së Presidentit Erdogan në Ballkan filloi edhe mbyllja e aktivitetit të tyre duke u përzënë prej andej. Pas kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal”, u mbyll edhe kolegji “Mehmet Akif””, shkruan Takvim në faqen e saj.

Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe gazetat “Aksam” si edhe televizioni shtetëror turk, TRT.

I pyetur prej gazetarëve në lidhje me këtë çështje, kryeministri Rama u shpreh se nuk ndikohet prej presionit të asnjë politikani të huaj apo vendas. Sipas tij, vendimet janë marrë duke u bazuar në shkelje ligjore.

Lexo edhe:

Mbyllja e kolegjit turk/ Rama: S’ka konspiracion, po zbatojmë ligjin

“E kam thënë me kohë, por po jua them përsëri, mjafton t’u referoheni fakteve, pastaj përrallat mbi pse bëhen gjëra keni plot që jua tregojnë. Gjërat që unë bëj, i bëj për ato qëllime që them. Vendimmarrjet tona dhe të miat janë ato që unë them. Merrni dhe shikoni dokumentacionin. Po të ishte kjo një çështje politike dhe po të ishte një mbyllje e natyrës politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash? Kur ndërkohë janë plot struktura të tjera, që janë atje dhe as nuk i ka ngacmuar askush. Për çfarë arsye? Arsyeja është shumë e thjeshtë, siç kemi vepruar për çdo subjekt dhe këtë mund ta investigoni me Ministrinë e Arsimit”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk është hera e parë që i hiqet licensa një institucioni arsimor dhe nuk keni bërë asnjë zhurmë për raste të tjera. Do të ishte shkelje e ligjit nga Ministria nëse nuk do të vepronte, sepse ky aktivitet është spostuar në një vend tjetër, pasi godina është shitur dhe spostimi është bërë pa marrë asnjë miratim. Nuk ekziston në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë që ti të nisesh me një licensë që e ke për të zhvilluar aktivitetin këtu dhe të shkosh ta bësh në një vend tjetër, minimalisht pa shkuar pa marrë leje. Këtë ka vërtetuar edhe vendimi i djeshëm i gjykatës”, theksoi Rama.



5 Comments

    1. Po që Edi Rama dhe shumica e muslimanve shqip foles jane Turqe kët nuke e lote topi. Muslimanet nuke njofin atdhe as pergjigjsie ndaje vendit Ku lindin a po e ullheqin veq vjedhjin dhe e vrasin kaqe dine të bën Muslimanet prandaj në të gjith vendet muslimane në bote jet ështe ferre

  1. Ja pra doli dhe gënjeshtra e gjatucit kur tha që s’ka të bëjë fare Erdogani.E ka urdhëruar Erdogani dhe më e keqja është se do t’i zëvendësojnë këto me shkollat Erdoganiste!!!

  2. Nje gje te kuptoni bota perendimore nuk eshte ngritur kundra masakrave te qeverive shqiptare ndaj popullit,por per interesat e tyre.Kjo qe beri rama perendimoret e shikojne ne interes te tyre ne raport me mardheniet e tyre me turqine e orgodanit dhe jo si e komentojne shume analiste dhe shqiptare,qe ky vrau shume shqiptare dhe familje shqiptare nga pasojat qe rjedhin ekonomikishte nga kjo mbyllje.Kunder enverhoxhes dhe diktatures se tyre,perendimoret u ngriten se enveri sishte ne anen e tyre,sot qe bijte e enverit dhe enveristeve jane ne anen e tyre,pavaresishte qe masakrat qe po ju behen popullit jane te tmerrshme njesoj sa masakrat e enverit,perendimoret jane me enveristet e rinje,bijte e tyre dhe jo me pasajot qe bien mbi popullin.Me vjen keq qe e them kete dhe barazoj politikanet brilante te botes perendimore te para 2008 me keta te pas 2008 qe shkateruan ato vlera goldiane te botes perendimore te 1945 deri me 2008 te saj jete brilante qe bene popujt perendimore por dhe popujt lindore deri me 2008.Sot keta politikan perendimore te pas 2008 e kane bere jeten sketerre te pashprese.E bene boten pershesh .Jemi ne lufte thone.Termeti lufte.Pandemija lufte.Dhe lufta ,ne lufte thone jemi.Babezite e tyre ja fusin lufte,korrupsionit te tyre e ka fajin lufta thone,vjedhjet e tyre e ka fajin lufta thone.Jemi ne krize nga lufta thone prandaj po ju rjepim te gjalle me keto cmime vrasje dhe burgosje.I pame te gjitha o rama ? apo ka akoma masakra?Me te tmerreshme se keto qe kaluam jane?

  3. Te gjithe e dinim qe Erdogani porosit cfare te doje tek Rama, por kur e thote shtypi turk zyrtarizohet genjeshtra e rradhes e Kryeministrit tone.

    Genjeshtra i ka kembet te shkurtëra, thote populli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *