• |
ide | kryesore

NATO-Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rënda. Ky është paralajmërimi që vjen për Vladimir Putin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”, tha norvegjezi.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.
Sipas analistëve, gatishmëria për përdorimin e këtyre armëve, e cila po shprehet thuajse përditë nga pala ruse, bëhet për të zmbrapsur Ukrainën dhe Perëndimin, pasi ushtria e Kievit ka fituar terren të konsiderueshëm në lindje, ku edhe po zhvillohen betejat më të mëdha.



2 Comments

  1. e ca do me thene me kete shkerdhate
    qe lufta te vazhdoje me arme te tjera e te fitojme ne?

  2. BOTA NUK KA NEVOJ TE ZHVILLOJ ME NJE SISTEM INTERESI ME KONKURENC PAFUND QE TE GJITH I ZBRET NE PERMBYSJE INTERRESI PERMES ANTIVLERAVE .POR NJE SISTEM VLERASH HAKU QE I PERSHTATET FUNKSIONIT TE KRIJIMIT SI QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE S thotë:

    TANI QE TE GJITH JAN TE BINDUR TEK FUNDI TMERRUES .TE GJITH .QE SI PELQEN ASKUJT .LET TE PAJTOHEMI TE GJITH TEK VAZHDIMI EKUJLIBRUES..PERMES DOMOSDOSHMERIVE DOMOSDOSHMERISHT.ME TREHEQE NGA PADREJTESIT IMITIMEVE. HISTORIKE DHE PERQENDROHEMI TEK MENYRA ME EFIKASE E MENDIMIT FJALES VEPRES QE I SEJCILI ECEN ZH VILLOHET BRENDA TE DREJTES HAKUT QE I TAKON NE VENDIN E VET.DUKE MOS CENUAR DEMTUAR .ASKEN POR NE LIDHJE ME TE GJITH TE PRANOHEN MARRVESHJE MIRKUPTIMI DHE DISIPLINA RESPEKTUESE TE TYRE..LE TI DORZOHEMI TE GJITH TE MIRES DREJTES VLERAVE DUKE U LARGUAR NGA E KEQA ANTIVLERAT MBASI ME FAKTE PO NA BIND NE FUNDIN E VET .TE GJITH .TE DREJTEN HAKUN E DUAM PER VETEN DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHETLE TA PRANOJME TUA NJOHIM DHE RESPEKTOJM TE GJITHEVE NE MENYRE TE NDERSJELLT.ME FAKTE PRAKTIKISH U VERTETUAR SE ASKUSH NGA NE SMUND TE BEHET I PARI NE TOK PERDERI SA SMUND TE ZGJILLIN I VETEM PROLEMET NE TOK.DHE DUHET TA PRANOJM QE I PARI NE TOK ESHTE AI QE E KRIJOJ ATE DHA UDHEZIM PER KRIJIMIN..KY E MERITON ME TE DREJT TE JET I PARI DHE TE GJITH TE NENSHTRUAR VETEM ATI. MBASI GJITHA HAPSIRAT E LUHATJEVE TONA TE MANOVRIME VE TRIUMFUESE MBI GJITHCKA TASHME KAN DESHTUAR FAKTI PADREJTESIJA NUK U KRIJUA PER TE QEN ZGJILLJA ME E MIR E PROBLEMEVE QE VET I KEMI SHKAKTUAR PERMES PAZAREVE DHE KONKURENCES INTERESIT.UROJ TI KUPTONI DOBIT NE DOBIN TUAJ PERPARA SE EDHE KETO ZOTI TI HEQ NGA DUAR TONA..RESPEKT PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *