• |
ide | kryesore

Nga Islanda te Islanda: shifrat e teknikut Edoardo Reja zbulojnë të ardhmen e tij te Shqipëria

-Instant, F1, Sport
Edoardo



Nëntori nuk është larg, por mund të mos arrihet deri aty. Kontrata që e lidh teknikun Edoardo Reja me Federatën Shqiptare të Futbollit përfundon pas rreth dy muajsh. E duke qenë se deri në fund mbeten vetëm dy miqësore për tu luajtur, pritja mund të mos jetë e nevojshme. E la të hapur italiani (“nëse jam unë e keqja, iki që sot”) dhe e ka paralajmëruar edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së megjithatë refuzoi t’i bënte gjërat të nxituara, duke shmangur daljen për median pas barazimit 1-1 me Islandën.

Italiani, tashmë 75-vjeçar, debutoi me kombëtaren në 8 qershor 2019, duke sfiduar pikërisht Islandën. Me të cilën sic duket edhe mund të ketë mbyllur ciklin. 34 janë pankinat e Edoardo Rejas në të cilat 13 ishin fitore, po aq humbje e 8 barazime. Me 41 gola të shënuar e 40 të pësuar, për 47 pikë në total. Perfomancat e kuqezinjve nën drejtimin e italianit ishin plot ulje e ngritje. Rezultatet e fundit ishin zhgënjyese dhe në katedër u ngjitën gabimet individuale.

Lexo më tej: “Kanë ndodhur gjëra që nuk arrij t’i kuptoj, fati im është në duart e presidentit”: Edoardo Reja nuk jep dorëheqjen

Reja e drejtoi skuadrën edhe në 8 kualifikuese të Europianit 2020, 6 të Nations League në divizionin C. Arritja e vetme, rekordi pozitiv në kualifikueset e botërorit me 18 pikët e marra në 10 ndeshje. Që megjithatë nuk mjaftuan për të shkuar në playoff. 6 janë takimet miqësore nën drejtimin e Rejas, që arritur pikën më të ulët në 4 sfidat e këtij edicioni me një vend të fundit të pamenduar në fillim. Dy pikë në katër ndeshjet e kësaj Nations League e lanë formacionin kuqezi të fundit, edhe pse pas përjashtimit të Rusisë, pretendimet ishin për vendin e parë.



3 Comments

  1. Ja te presim, cfare ka ne plan lideri yne nderkombetar, i ndricuari, i plotfuqishmi, ai qe i tkall tmerrin armiqve te brenshem dhe te jashtem. Fjala e tij eshte ligj ne kete cep te Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *