• |
ide | kryesore

Paola Ferrari zbulon momentin e krisjes mes Totti e Blasi: “Ai po kalonte një çast delikat, ajo zgjodhi punën”

-Instant, Sport
Blasi Totti



Gazetarja sportive italiane, Paola Ferrari, ka folur për ‘La Vita in Diretta’ për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Moderatorja e njohur e RAI-t ka rrëfyer momentin kur lidhja mes të dyve filloi të plasaritet.

“Kam parë disa momente. Gjithçka lindi kur ai u largua nga futbolli. Totti përjetoi një moment shumë të komplikuar. Duhej të shkonte në Miami për të luajtur me Nestën, ua kishte thënë edhe fëmijëve të tij. Pastaj në një farë mënyre ishte ajo që donte të qëndronte në Itali, sepse e ka shumë për zemër punën e saj. E bën mirë sepse është e drejtë kështu, por atij nuk i la hapësirë. Ajo nuk ia la atë hapësirë në atë moment të vështirë për të. Ajo vazhdoi në mënyrë egoiste, por edhe korrekte, duke vazhduar në rrugën e saj. Aty ishte fillimi i ndarjes”, tha gazetarja dhe prezantuesja e RAI-t Paola Ferrari.

Lexo më tej: I gjeti mesazhet në telefon, Francesco Totti thyen heshtjen për ndarjen me Ilary: “Nuk tradhëtova i pari”

Pas 17 vitesh martesë, Francesco Totti dhe Ilary Blasi i thanë lamtumirë njëri-tjetrit. Një krizë që ishte kuptuar që në muajin shkurt, por në atë moment cifti e mohoi dhe kërkoi respekt për tre fëmijët e tyre: Cristian, Chanel dhe Isabel. E përjavshmja ‘Chi’ zbuloi se çfarë kishte ndodhur mes të dyve. Revista zbuloi se muaj më parë Totti kishte zbuluar mesazhe komprometuese në celularin e Blasit. Djaloshin ajo e kishte frekuentuar në Milano gjatë udhëtimeve të saj për të drejtuar “Isola dei Famosi”. Nga ana e tij, megjithatë, ish-futbollisti prej kohësh ishte në një lidhje me një tjetër femër, Noemi Bocchi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *