• |
ide | kryesore

Pas videove virale, Cara Delevingne shfaqet në publik

-Instant, Paparazzi, Slider



Cara Delevingne është shfaqur në publik  mes raporteve se miqtë e saj janë të shqetësuar për shëndetin e saj mendor.

Modelja u fotografua në një event të Javës së Modës në Paris, duke debutuar veshje nga Cara Loves Karl, bashkëpunimi i saj i ri me Karl Lagerfeld. Më 5 shtator, aktorja e “Paper Towns” u shfaq në aeroportin Van Nuys në dukje në ankth. Në video ajo shihet  pa këpucë dhe flokë të shkatërruar. Menjëherë pas shfaqjes së saj të crregullt, familjarët kanë kërkuar që Delevingne të shkojë në një qendër rehabilitimi. Gjithashtu miqtë janë shprehur se modelja po lufton me një kombinim të problemeve të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata ka qenë e tillë prej disa javësh dhe familja e Caras është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që  të marrë ndihmën që mund t’i duhet,” tha një mik i familjes për The Sun. “Ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë – pa pije alkoolike, pa festa. ”

Cara ka folur më parë për betejën e saj me ankthin dhe depresionin. Ajo ka zbuluar se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeç për shkak të dispraksisë së saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *