• |
ide | kryesore

SHBA: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia nuk do njihet kurrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
territoreve, Blinken



Bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihet kurrë. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Reagimi amerikan erdhi pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro.

Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

“E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”. Kështu tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin.

Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

Lexo më tej: Analiza e DW: Çfarë dëshiron të arrijë Putini me pseudoreferendumet në Ukrainë 

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia… Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

“Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”. Kështu tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti. Kjo pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje. Ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti.



25 Comments

  1. Blinken:”No nation can redraw the borders of another by force”

    Blinken:”Golan Hieghts is very important to Israel’s securiy as long as Assad is in power in Syria”

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O rrotë kari nuk ka dy standarde, por vetëm një: respektohet kush lufton për të drejtën e tij, si izraelitët si ukrainasit, që i kanë bërë përshesh arabët dhje rusët.

      1. International law and Israeli settlements

        The international community considers the establishment of Israeli settlements in the Israeli-occupied territories illegal on one of two bases: that they are in violation of Article 49 of the Fourth Geneva Convention, or that they are in breach of international declarations.[a][b][c][d][e] The United Nations Security Council, the United Nations General Assembly, the International Committee of the Red Cross, the International Court of Justice and the High Contracting Parties to the Convention have all affirmed that the Fourth Geneva Convention applies to the Israeli-occupied territories.[f][g]

        1. Koha e Amerikes mori fund dhe mos u cudisni sepse Amerika sot eshte Afrike ku te bardhet jane me pak se 35 perqind e popullsise. Amerika skishte nevoje per lufre re binte sepse ra vete nga perzjerja e rracave. Bythzinjte e kane nivekin e IQ 60. ME KETE NIVEL QUHESH ME RE META MENDORE NGA MJEKET PSIKIATRIK

      2. Since the 1967 Arab-Israeli war, approximately 600,000 to 750,000 Jewish settlers have moved to live on land in occupied East Jerusalem and the West Bank.

        The practice is considered by most of the international community to be illegal, and a major impediment to achieving lasting peace. Under Israeli law, outposts are defined as settlements built without authorisation from the Israeli government.

      3. Fifteen European countries on Friday urged Israel to stop plans for more illegal settlements in the West Bank, according to an official statement.

        “We are deeply concerned by the decision of the Israeli Higher Planning Council to advance plans for the construction of more than 4,000 housing units in the West Bank,” said spokespersons for the foreign ministries of France, Belgium, Denmark, Finland, Germany, Greece, Ireland, Italy, Luxembourg, Malta, the Netherlands, Norway, Poland, Spain, and Sweden.

  2. hipokrizia e USA eshte si muti mullar
    nuk din nga me e kap me

    keshtu qe vari karin = Blinken qeni le te lehe, karvani te ec perpara

    1. S’ka rëndësi kush është Blinken por ka rëndësi thelbi i problemit dhe vazhdimi i mbështetjes së Amerikës për Ukrainën.

    2. o Blinken bolja, e keni trashur zullumin kaq shume per 2 vjet qe erdhet ne pushtet ku kukullat e Globalisteve saqe ju do ju qijne ne bythe qytetaret e perendimit jo Rusia.
      Ju i vut minat para dy ditesh tubave nen uje te Nordstream 1&2 qe mos te furnizohet me gaz Gjermania dhe Europa sepse nje hapje e rubinetit ne prag dimri nenkuptonte qe lufta ne Ukraine mbaronte ne ate moment. Qelbsire marksiste!

  3. Nuk i njeh sot por do i johi neser, film i pare tashme. Rendesi ka qe Numuti Lluca nuk i njeh per te tjeret sna hyn ne pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *