• |
ide | kryesore

Thirrja ironike e Metës: Kurseni! Fikni televizorët kur del Rilindja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe ka rreshtuar “dështimet” e kësaj qeverie në këtë drejtim.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta nuk i ka kursyer ironikë, kur tha se mënyra më e mirë për të kursyer energji, është të fiken televizorët, sa herë Rilindja del dhe gënjen për sukseset e qeverisë.

Postimi i plotë:

KRIZA ENERGJITIKE / QYTETARËT PAGUAJNË PËR DËSHTIMET DHE KORRUPSIONIN E RAMËS.

Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë.

Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese. Kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?)

Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti.

Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papritur, të krijuar nga paaftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar.

Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MW (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive.

Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.

Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.

Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MW i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit.

Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij.

Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.

Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro.

Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro.

Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë.

Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre.

Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit.



16 Comments

    1. Gabim e ka Meta.
      Keto nuk jane Deshtime.
      Faktikisht keto jane pasoja te objektivave te Rames.
      Objektivat e Rames nuk synojne ndonje permiresim ekonomik te standartit te jetes per kombin. Skane lidhje me qytetarin ato.
      Ato thjesht synojne fuqizimin e jetegjatesine e pushtetit personal te rama-plehres, sipas direktivave te me te forteve te globit.

      1. I paemër 28/09/2022 te 20:41 – kur flet dhe ti nje cope gomari, mos ngelet kafshe ne bote qe te mos flasi

  1. Takimet e përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, apo edhe CDU-së gjermane me pjesën e 28 deputetëve që përfaqësohen nga Alibeaj, është tregues i qartë se kush është lokomotiva politike e opozitës sot.
    Spiun ironik ky metaj ilir

  2. Ben dhe ironi Gimi i Haxhi Lleshit. Mos u fryni ju te PLI se Juri Kim si duket po takon gjithe hajdutet dhe vrasesit opozitare dhe pas Metes dhe Mediut ka fjale te liga se do takoje edhe Berishen.

  3. ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

  4. Nuk kam nevoje per televizor ne Shqiperi. Kam kohe qe i kam bere shu… dhe hedhur ne rruge.
    Jasht nuk me duhet jo e jo, i fus nje te share ketu se o pa leke dhe vazhdoj punen time 🙂

    Ikni nga Shqiperia sa me pare, edhe nese eshte keq , me keq se ne Shqiperi nuk eshte askund.

    Ikni se patriozitzmi me i madh eshte sherbimi ndaj vetes dhe familjes dhe jo hajduteve me pushtet qe nuk pushojne brez pas brezi.

    Ikni se o free, perpara se te ikni, fikeni televizorin dhe prijani kabullin e energjise.

    Te rroje partia e t’na e rruaj shoku Enver.

    Poshte te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *