• |
ide | kryesore

Tom Hanks, së shpejti një libër për industrinë e filmit

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Hanks ka zbuluar së fundmi detaje rreth librit të tij të parë “The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece”. Ai tregoi se libri do të flasë për biznesin e filmit.

“Çdo personazh në libër bën diçka që unë e kam përjetuar gjatë realizimit të një filmi”, rrëfeu Tom.

Libri  përfshin disa dekada dhe tregon se kultura amerikane ka ndryshuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Një pjesë është e vendosur në vitin 1947, për një ushtar që kthehet në shtëpi nga lufta. Ai lë një përshtypje  te nipi i tij i talentuar 5-vjeçar. Djali pasi rritet merret me libra komik duke e bërë ushtarin në një nga personazhet e tij.

Më pas, në ditët e sotme, një regjisor vendos ta përshtatë atë libër komik në një film superhero me buxhet të madh. Personazhet e librit përfshijnë një aktor mashkull “jashtëzakonisht të vështirë” dhe një aktore kryesore “të mrekullueshme”, plus një regjisor, producent, asistent produksioni ” dhe anëtarët më të çuditshëm të ekuipazhit.

“Askush nuk e di se si bëhet një film,” u shpreh Tom Hanks. “Kam bërë shumë filma dhe jam ende i mahnitur se si filmat bashkohen. Nga një ide deri te imazhi që jepet në ekran, i gjithë procesi është një mrekulli.”

The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece del më 9 maj 2023.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga : People



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *