• |
ide | kryesore

U martua me yllin e TikTok, e gjen Porsche në flakë: pas makinës së të vëllait e pëson edhe vetë Ihattaren

-Instant, Sport
Porsche



Futbolli dhe jeta private e Mohamed Ihattaren po marrin tipare gjithnjë e më të errëta. Mesfushori holandez u ble nga Juventusi në verën e vitit 2021 dhe më pas u huazua te Sampdoria. Por debutimi i tij në Itali nuk ndodhi kurrë për shkak të problemeve familjare. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai ishte kthyer në Holandë. I huazuar më vonë nga bardhezinjtë te Ajax, 20-vjeçari i talentuar u përpoq të ringrihej, por problemet e tij jashtë futbollit kanë ndikuar gjithmonë në performancën e tij. Këto ditë Ihattaren është vënë sërish në qendër të lajmeve. Makinës së tij Porsche iu vu zjarri.

Policia në Utrecht, siç raporton De Telegraaf, zbuloi Porsche Panamera gri, në flakë. Makina e Ihattaren me vlerë mbi 100,000 euro u dogj rreth orës 3 të natës mes të hënës dhe të martës. Oficerët, të bindur se bëhej fjalë për zjarrvënie, kanë vendosur të marrin në pyetje banorët. Kjo për të kuptuar në rast se dikush e ka parë atë që ka ndodhur. Natyrisht po vëzhgohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Aksidenti, nëse mund të flasim për një “aksident”, vjen vetëm një javë pasi makina e vëllait të tij Yasir, pati të njëjtin fat.

FAKTET

Ihatteren u martua me yllin e TikTok, Yasmine të dielën dhe De Telegraaf thotë se lojtari është nën “kërcënime serioze” nga gangsterët kriminalë. Shkak është pikërisht marrëdhënia e tij me influencuesen. Megjithatë, nuk është zbuluar saktësisht se për çfarë i referohen këto kërcënime apo mbi çfarë bazohen ato. Gazeta holandeze zbuloi gjithashtu se hetuesit kanë “vëzhguar” kriminelë të njohur “në afërsi të 20-vjeçarit dhe familjes së tij”. Ata kanë saktësuar se ai nuk është i përfshirë personalisht në asnjë krim, por se njeh mirë disa kriminelë.

Në fillim të gushtit u fol për të pikërisht për shkak të kërcënimeve të marra nga disa anëtarë të Mafias Mocro. Një organizatë mafioze marokene që vepron prej vitesh mes Holandës dhe Belgjikës. Për këtë arsye Ajax kishte vendosur të mos bënte një prezantim zyrtar. Ndërkohë, 20-vjeçari ka shkruar në mënyrë të kriptike në Instagram: “Xhelozia është në ajër. Për fat të mirë, materiali është lehtësisht i zëvendësueshëm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yasmine (@iitsyasmine)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *