• |
ide | kryesore

Vazhdojnë protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit të vendit

-Instant, Lajme, Planet



Sot janë shënuar 12, që nga nisja e protestave për vrasjen e 22 vjeçares Mahsa Amini. Sipas informacioneve dhjetra janë arrestuar përfshirë vajzën e ish-presidentit të vendit.

Iranian girl crossing the road in #Narmak district of #Tehran while waving her hijab in the air, on Sep 27.#IranProtests#IranProtests2022#مهسا_امینی pic.twitter.com/I0dNibZMq0

— SAMRI (@SAMRIReports) September 28, 2022

Duke injoruar thirrjet ndërkombëtare, autoritetet iraniane vazhdojnë të godasin protestuesit, duke i quajtur ata rebelë që dëmtojnë sigurinë dhe pronën publike. Sipas të dhënave të publikuara ditën e djeshme nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, rreth 60 persona janë vrarë që nga 16 shtatori.

Policia tha se 10 u vranë në radhët e tyre, por nuk është e qartë nëse ata janë në mesin e 60 viktimave. Përveç kësaj, autoritetet iraniane theksuan se më shumë se 1200 protestues janë arrestuar që nga 16 shtatori.



4 Comments

  1. Shihni kush jan vertet ne diktature
    iranianet qe protestojne
    apo shkerdhata shqiptare qe rrine strukur ose largohen nga vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *