• |
ide | kryesore

44 mijë paund dhe mijëra euro në makinë, policia e Fierit arreston 40-vjeçarin shkodran

-Instant, Lajme, Të fundit
grua, atentati,



Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Rezart Balesi. Pas një kontrolli të bërë në makinë këtij personi i janë gjetur dhe sekuestruar 44 mijë paund dhe 3 mijë euro të padeklaruara. Dyshohet se shumat e sekuestruara, vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale. Kësisoj 40-vjeçari me banim në Shkodër, po hetohet për pastrim parash.

Njoftimi i Plotë:

Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Rezart Balesi. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro. Ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B. Ky shtetas po heton nëse është i implikuar në veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *